• |
ide | kryesore

Almeda bëhet nënë për herë të parë

Paparazzi, Slider



Lajmi u bë i ditur nga mediat turke, të cilat e kanë marrë informacionin nga Dr. Caglar Cuhadaroglu, doktori i një spitali privat në Stamboll, ku djali i çifit të njohur erdhi në jetë, në orën 5:12 të mëngjesit. Pesha e tij është 3 kilogramë e 285 gramë, është i gjatë 50 centimetra dhe lindja ka shkuar pa asnjë problem.

Ashtu siç Almeda e kishte zbuluar dhe më parë, emri që ajo dhe Tolga kanë zgjedhur për djalin e tyre është: Efehan. Kujtojmë që shtatëzania e ish-Miss Shqipëria 2008, ka qenë një nga “pritjet e ëmbla” më të komentuara të showbiz-it shqiptar, kjo edhe për shkak se vetë Abazi nuk ka nguruar që të zbulojë shumë detaje nëpërmjet postimeve në rrjetet sociale, sidomos në Instagram.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *