• |
ide | kryesore

Coptimi i Kosovës/ Vuçiç demaskon keq Thaçin dhe Ramën

Arkiva, Kryesore

Që prej përfundimit të samitit Ballkanik në fillim të javës, presidenti serb Aleksandar Vuçiç po rresht së përmenduri se plani për ndryshimin e kufijve mes Serbisë dhe Kosovës që u kryqëzua në Berlin, ishte plani i tij.

Por, bashkë me marrjen e autorësisë të këtij projekti ogurëzi për shqiptarët, presidenti Serb po ndriçon edhe debatin që zhvillohet, prej gati një viti, sa në Prishtinë dhe në Tiranë. Kundërshtarët e coptimit të Kosovës që e kanë sulmuar këtë projekt gjithnjë e kanë paraqitur atë si një nismë serbe të miratuar nga tradhëtarët shqiptarë, Hashim Thaçi dhe Edi Rama.

Komenti/ Një falenderim për Sali Berishën

Ndërsa mbështetësit e këtyre të fundit janë munduar të justifikohen se kjo ishte rruga e vetme që i interesonte shqiptarëve dhe siguronte njohjen e Kosovës dhe pranimin e saj në OKB. Por me intervistën e fundit të dhënë në PINK TV, Vuçiç ka treguar se cili ka pasur të drejtë në këtë përplasje.

Hashim Thaçi që instrumentalizoi derejtuesit e Preshevës, Edi Rama që hoqi ministrin e tij të jashtëm se u bashkua me planin e Anxhela Merkelit, apo ata që i kundërshtuan me të gjitha mjetet.

Andi Bushati:Dështimi i propagandistëve të idesë së Vuçiçit

Tejet i nxheur që sipas tij ky plan ka dështuar, Presidenti serb ka fajësuar kundërshtarët e tij të brendëshëm, që nuk e përkrahën në idenë e tij për coptimin e Kosovës. Ai i është hakërryer gjithashtu “disa vendeve”, me siguri Gjermanisë, që angazhuan shërbimet e tyre sekrete dhe mediat e tyre, për të varrosur projektin për coptimin e Kosovs.

Por, pjesa më e rëndësishme që na intereson ne shqiptarëve, është një frazë që Vuçiç shqiptoi si hakmarrje ndaj opozitarëve të tij: “

“Ju pyes juve cila është zgjidhja tani, përveç që Kosova në të ardhmen, jo me vullnetin tim, sepse unë nuk do ta pranoj, do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj të plotë. Pastaj unë do të pyes shumë nga ata që protestuan dhe thanë shumë gjëra – pse e keni bërë këtë dhe si është e mundur që nuk keni qenë në gjendje të shikoni realitetin dhe keni penguar që Serbia të fitojë diçka për popullin dhe vendin e saj”.

Pra nga kjo deklaratë del e qartë se plani i shefit të shtetit serb, që u mbështet nga Thaçi dhe nga Rama, ishte që të mos lejonte që Kosova të fitonte të drejtat e saj me territorin e saj të plotë dhe që Serbia të merrte maksimumin. Pra e thënë shkurt, dyshja shqiptare, jo vetëm që mbështeti atë që se ka pranuar kurrë, një ide të ardhur nga Beogradi, por bashkë me të, miratoi edhe një nismë të ndyrë, atë që Kosova mos njihej kurrë me pavarësinë e saj të plotë. 

©Lapsi.al

16 Comments

  1. Rama dhe Thaci patjeter qe jan trdhetaret e kombit ton! Por per ti var per gishtat e kembeve eshte shume e thjesht o popull Shqipetar (trim)?????? Me duket ne jemi trima ne gote te rakis, dhe ne gojen e kengeve.

    1. Ky serbi po ben lojra fjalesh per te lare veten. ”” kosova do ta fitojë pavarësinë dhe sovranitetin në tërë territorin e saj të plotë.””

      Kosova e ka fituar pavarsine dhe sovranitetin mbi tere teritorin e kosoves vite me pare.. Problemi kryesor eshte ‘ A DO TA NJIHNI JUVE APO JO ” ???

      E gjithe historia ishte qe kembejme teritore ne kembim te NJOHJES SE KOSOVES NGA SERBIA DHE ANTARSIMI I KOSOVES NE OKB.

      Per pavarsine e kosoves as qe nuk behej fjale fare.. Ajo osht kry me koh … or vuqic
      Dhe pastaj bejne ana-lizen gjenjale keta te lapsit..
      ” Pra e thënë shkurt, dyshja shqiptare, jo vetëm që mbështeti atë që se ka pranuar kurrë, një ide të ardhur nga Beogradi, por bashkë me të, miratoi edhe një nismë të ndyrë, atë që Kosova mos njihej kurrë me pavarësinë e saj të plotë.”

  2. Vucic nuk e thote saktesisht se cfare pjese do merrte serbia. Ky palloshi i Kosoves nuk pushon se gjoja do marrte Presheven Bujanovcin, Medvegjen.

  3. Nqs çmimi i njohjes së Kosovës do të ishte kalimi i zonave me shumicë serbe Serbisë e atyre me shumicë shqiptare Kosovës,duke pas parasysh se Rusia e Kina(anëtarë të perhershëm me të drejtë vetoje në OKB),Spanja,Greqia,e shtete të tjera në vijim do ta pasonin këtë njohje, të arritur pa luftë e gjakderdhje ,PERSE JO ? Kundërshtarët le të na shpallin alternativat e tyre ! Jam i sigurt se nuk kanë, edhe pse Merkel e Makron së pari ,duhet të fillojne të mendojne seriozisht në vazhdim kembimin e territoreve franko-gjermane.Ata nuk duan precedentë shkëmbimi territoresh mbi baza etnike.

    1. O Nastradin,plani ndarjes deshtoi,fale gjermaneve qe me ndimuan dikur edhe mua per prodhimin e barutit ne zonen e Matit.Kaluan 500 vjet,po budalla dhe tradhetare mbete o kusheri,qe akoma na turperon.

  4. JO JO E KEQJA QENDRON KETU KJO IDE NUK ISHTE E VUCICIT KJO IDE ISHTE MBULLUR NJE HERE E MIRE ME SHPALLJEN E PAVARSIS NGA AMERIKA POR PASI ERDHI RAMA NE PUSHTET E HAPI PERSERI KETE IDE TE MBYLLUR NJEHERE E MIR POR RAMA E HAPI VETE QE TE BEHET LIDER GLOBAL TE MARRE CMIMIN NOBEL TE PAQES TE QEVERIS SHQIPERIN NEPERMJET KESAJ FARSE PER 20 VITE KJO PRA ISHTE DHE NGELET LOJ E FRIKESHME E RAMES POR UNE HABITEM SI SE THONE ANALISTET OPINJONISTET HISTORJANET INTELEKTUALET DHE POLITIKANEET E FLLIQUR PERVEC BERISHES POR EDHE AI E LE TE TRETIN NE FAKTE KY ESHTE RAMA PRA ESHTE KRYEGUZHINJERI I KESAJ GJELLE POR QE E PROVOJ PER KRIP DHE PO E BENE TE VJELL TERE JETEN E PEA PER NJE VIT BUSHAT VETEN NE KETE PORTUAL E KAME THENE E STERTHENE NE TE PAKTEN 100 HERE NE DISA RASTE DUKE JU BE THIRRJE DHE JU DHE NE FAKTE ME THEN TE DREJTEN E KE NDJEKUR DHE JE PER TU FALENDERUAR PER KETE FATKEQESI KOMBETARE PAS ZOGRAFIT DHE ENVET VJEN KY KRYEMINISTER I SEMURE PER PUSHTET.

  5. O gazeta, deri diku e keni mire. Por nje gje perpiquni ta kuptoni: Tirana (Rama) dhe Beogradi (Vucic) jane dy kukulla ne duart e Berlinit (Merkel). Mos shikoni vetem cfare shfaqet ne skeni por edhe pas saj. Merkel nuk eshte kunder, po te ishte as qe do ishte menduar e jo se jo artikuluar nga pseudo lideret ballkanik Vucic-Rama-Thaci. I futen indietro te medhenjte (si Merkel) per te lene barren e turpit tek te vegjlit (si Rama apo Viqiq). Dhe keto e kane per nder te hane turpin me buke sa kohe paguhen per sherbimet qe kryejne me karrigen e pushtetit ekzekutiv.

  6. Llomotitje lart e posht per nje vit per dicka qe as thaci as vucic as rama nuk kane asgje ne dore,por kane celsat e kashtes,ka nje vit qe komentuesa analiste gazetaruce i bien me dore se ndodhta komshija e tyre mund te ngele me barre.keto lodra me kufij duhet se kush i luan,prandaj komentuesa bjerini me dore.

  7. Qe Rama eshte i kapur nga interesa antishqipetare kjo nuk dicka e re, por çudia eshte se si medjat dhe shoqeria ne shqiperi priste ta konfirmonte Vuçiç qe te merrte vesh te verteten!

  8. kur un jz thoja se rama eesht jashreqitje stalini ju delet thinit mjalt stalini,tash qe vuqiq ju vertetoi qe rsht mut stalini shizofreni rama ji lehni si qen.edvini muti me i ri tashem dhe i vuqiq

  9. Rama i qi sumen vuqiqit dhe gjithe kelyshave serbo sllave greke qe kane origjine udb . Vuqiqi ka hedhur ushqim per bythelepiresat e pjerdhur te fazlliqit dhe karakurva bakojanit . Bjerini me dore tani se rama nuk e rru per ushtaret e fazlliq vuqiqit.

  10. Shkuloqja si dedektiv i pulave te fshatit thote: Tek Shkullaku nen jatstek/ Mund te gjesh nje cope byrek.Rilinda Demokratike.

  11. kufinjt levizin qe kur esht kriju njeriu, pra nuk eshte ndonje mekat nese ndryshojne hartat ne kembim te stabilitetit. pastaj ktu po flasim per shkembim territoresh, japim territore me shumice serbe per te marre territore me shumice shqiptare (nuk bejm sic beri tradhetari AHMET ZOGU qe leshoi shen naumin ne kembim te pushtetit te vet ), sshof asgje te jashtligjshme, perkundrazi, ne momentin kur serbia dhe fuqite e njohin kosoven si shtet sovran, i hapet rruga bashkimit te popullit shqiptar ne nje shtet ( por me sa duket tradhetari SALI BERISHA dhe ca mendje pseudopatriotike te prishtines nuk e duan pasi nuk i intereson fare shqiperia e madhe )

  12. Kete rradhe rama talli loqet me gojen vucicit dhe bythelepirsat e salihut Bisturia u sulen si hijenat,salihu e ka me dokumenta shitjen e detit greqise,keta meren me fjale lart e poshte.

  13. Kjo eshte nje ceshtje qe shqiptaret ne Kosove e Shqiperi duhen te terheqin zvarre keta pazarxhinj ,te atdheut,po zvarre,fizikisht zvarre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu