• |
ide | kryesore

Inzaghi i jep lamtumirën Champions: për të ruajtur pankinën i duhet Kupa

Sport



Simone Inzaghi i bën respektin Atalanta (“E merituan”), ndërsa i jep lamtumirën Champions (“Tashmë është e mbyllur”), por vazhdon të ketë ëndërrën Europa League. “Jemi dy pikë larg Torino e Milan e duhet të shkojmë në Europa League, kemi pastaj edhe Kupën e Italisë por objektivi është të mos e lidhim të ardhmen tonë në Europë me finalen e Kupës – ka shpjeguar tekniku i Lazio -. Duhet të shkojmë në Europë e mendoj se do të shkojmë”.

“Mendoj se bëmë një ndeshje të mirë, luajtur me ritëm, por që u kompromentua nga gabime individuale shumë të rënda, ndeshja u vendos aty sepse tek goli i 2-1 u shpërbëmë e Atalanta u tregua e aftë – shtoi Inzaghi -. Pas avantazhit gabuam disa kudnërsulme, ndërsa ata shënuan me një goditje të gabuar të Freuler e anë fund ishin më të bindur se mund tia dilnin”.

Lazio tani e ka komplikuar jo vetëm sezonin e saj, por edhe pankinën e Simone Inzaghi. Ashtu si e paralajmëroi presidenti Lotito, për të ruajtur pankinën e tij, tekniku duhet të arrijë dicka të rëndësishme, e me Champions të pamundur tashmë e vetmja gjë që mund të ndihmojë Inzaghi është trofeu i Kupës së Italisë, ku duhet të sfidojë përsëri bergamaskët e Gasperinit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *