• |
ide | kryesore

Kulisat e Berlinit/ Si u kacafyt Emmanuel Macron me Ramush Haradinajn

Arkiva, Kryesore



Emmanuel Macroni ishte në prag të çmendjes.

Pas përpjekjeve (dhe dështimit) për orë të tëra për të bindur kryeministrin e Kosovës Ramush Haradinaj që të pranojë një kompromis për të zbutur mosmarrëveshjen e përkeqësuar të vendit të tij të vogël me Serbinë, presidenti francez u bë i drejtpërdrejtë.

“Ju nuk jeni në pozitën për të kërkuar asgjë”, citohet t’i ketë thënë, me zë të lartë, Haradinajt teksa grupi i liderëve nga rajoni vetëm po shikonin, sipas dy personave që kanë qenë dëshmitarë të kësaj ngjarjeje në Berlin.

Deri këtu arritën të shkojnë paqebërësit e Evropës për Ballkanin.

Macroni vizitoi kryeqytetin gjerman këtë javë për të qenë bashkë-organizator i një samiti të liderëve të Ballkanit Perëndimor ( bashkë me Angela Merkelin) që kishte për qëllimi rinisjen e bisedimeve mes Serbisë dhe Kosovës.

Të frustruar me dështimin e BE-së për të arritur një marrëveshje për të qetësuar tensionet, Merkeli dhe Macroni vendosën t’i marrin gjërat në duart e tyre.

Por ata nuk do të kishin dashur që samiti të stërzgjatej deri në orët e para të së martës. Në vend të një suksesi Merkeli dhe Macroni, pa dashje, e nxorën në sy ttë të gjithëve diplomacinë jofunksionale të Evropës. Samiti theksoi ndasitë jo vetëm mes Kosovës dhe Serbisë, por edhe mes Parisit dhe Berlinit dhe mes shteteve anëtare të BE-së dhe aparatit të saj për politikë të jashtme në Bruksel.

Tensionet mes fqinjëve ballkanikë u ngritën sërish kohë më parë kur Kosova ngriti tarifat ndaj mallrave serbe në 100 për qind, si reagim nga përpjekjeve të Beogradit për të bllokuar njohjet ndërkombëtare për Prishtinën. Serbia menjëherë e bëri të qartë se nuk do të merrte më pjesë në dialogun e ndërmjetësuar nga BE-ja mes dy palëve, pa u hequr tarifat.

Teksa po shkonin në takimin e kësaj jave, asnjëra palë nuk dukej e gatshme për t’u tërhequr, duke i bërë disa diplomatë të vënë në pikëpyetje nëse samiti duhej mbajtur apo jo. Samite të niveleve të tilla të larta zakonisht janë çështje të koreografuara me kujdes, të përcjella me punë diplomatike gjatë të cilave zyrtarët negociojnë kornizat e marrëveshjeve. Vetëm më pas ato u shkojnë liderëve për finesat përfundimtare. Vendet e mëdha i shfrytëzojnë shpesh  takime të këtilla, për tu krijuar liderëve të vendeve më të vogla një platëformë mirnjohjeje ndërkombëtare.

Në këtë rast, pjesëmarrësit nuk mundën të binin dakor as për “konkluzionet” e gjëra të qarkulluara nga Berlini dhe Parisi ditëve të fundit para samitit.

Ndonëse mospërputhjet qenë të mëdha, si Macroni ashtu edhe Merkeli shpresuan të shfrytëzojnë atmosferën e marrëveshjes mes Greqisë dhe Maqedonisë së Veriut, rreth emrit të kësaj të fundit, për të arritur njëfarë lëvizjeje përpara mes Serbisë dhe Kosovës.

U dëshpëruan. Takimi – ku përfshiheshin liderët e Shqipërisë, Bosnje e Hercegovinës, Kroacisë, Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut dhe që kishte për qëllim të përqendrohej edhe në aspiratat e rajonit për në BE – shpejt u zhyt në kënetë mes Serbisë dhe Kosovës, duke nxitur kritika se jo vetëm që nuk u përmirësua situata, por dora e ngathtë e Berlinit dhe e Parisit vetëm sa i përkeqësoi gjërat.

“I vetmi person i lumtur ishte Mogherini”, tha një pjesëmarrës, duke iu referuar Shefes për Politikë të Jashtme të BE-së, Federica Mogherini.

Duke organizuar samitin jashtë mbështetjes së BE-së – e cila ka procesin e vet që ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve me Kosovës dhe Serbisë – Franca dhe Gjermania në mënyrë të efektshme po ia largonin vëmendjen Brukselit. Ndonëse Mogherini, e cila arriti tërësisht e buzëqeshur pas pushimeve për Pashkë, u ftua në takimin e Berlinit, ajo pati rol të vogël.

Kritikët e akuzojnë atë se për pjesën më të madhe të mandatit të saj, që nisi më 2014, italiania i kushtoi pak vëmendje Ballkanit, por me vonesë u bë më aktive kur rajoni u bë fokus i politikave të Fuqive të Mëdha, me Kinën dhe Rusinë që kërkojnë të shtrijnë ndikimin atje.

Sido që të jetë, deri më tani ajo s’ka çfarë të tregojë. Mogherini u vu në qendër të kritikave pasi dështoi të thyente bllokadën mes Kosovës dhe Serbisë, ndonëse tentoi disa muaj rë mirë për ta bërë këtë. Ajo ka krijuar probleme edhe duke e përkrahur planin e shkëmbimit të territoreve në vija etnike mes dy vendeve. Ndonëse disa në Beograd dhe në Prishtinë e përkrahin këtë ide, Merkeli është thellësisht e shqetësuar se ai do të ishte precedent i rrezikshëm në një rajon me histori të errët të spastrimit etnik.

Franca, ndërkaq, ka qenë pak a shumë e paqartë në lidhje me idenë e shkëmbimit të territoreve. Në një deklaratë para samitit, Macroni tha se ndërkombëtarër nuk do të synojnë të imponojnë zgjidhje në rajon duke pohuar se “nuk ka tabu”.

Zyrtarët e Pallatit Elysée nuk iu përgjigjën kërkesës për të komentuar deklaratat e Macronit në samit dhe as faktit nëse ai mbështet shkëmbimin e territoreve.

Mënjanimi i samitit

Samiti nisi të dilte nga binarët pothuajse qysh në fillim.

Delegacioni i Kosovës ishte i ndarë rreth pranimit të kompromisitpër heqjn e taksës. Presidenti Hashim Thaçi mbështeti një formë të marrëveshjes, por taksat janë kompetencë e kryeministrit Haradinaj, rivalit të tij politik.

Haradinaj, ish-komandat gueril, e bëri të qartë se qeveria e tij nuk do t’i heq taksën derisa Serbia, e cila ende e konsideron Kosovën një provincë të sajën, të njohë sovranitetin e saj.

Gjatë një pushimi, derisa anëtarët e delegacioneve tjera po qëndronin në një prej ballkoneve në Kancelarinë në Berlin, Merkeli dhe Macroni e tërhoqën mënjanë Haradinajn.

Ata kërkuan nga ai të pezullonte taksën për gjashtë muaj që t’u jepte rast negociatave për një marrëveshje të gjerë. Ata i ofruan atij edhe “karotën” e udhëtimit pa viza për kosovarët në zonën Schengen të BE-së. (Edhe pse Kosova i ka përmbushur kërkesat e BE-së për liberalizim vizash, një prioritet i madh për një vend të vogël, aprovimi final nuk është dhënë për shkak se disa vendeve anëtare nuk pranojnë ta bëjnë këtë.

Haradinaj nuk u tërhoq.

“Dua njohje”, tha ai, sipas burimit që kishte qenë dëshmitar i shkëmbimit të fjalëve.

Haradinaj nuk u përgjigj ndaj kërkesës për të komentuar për këtë artikull.

Shumica e vëzhguesve besojnë se nëse Serbia bie dakord ndonjëherë që të njohë Kosovën, ajo mund të realizohej vetëm në fund të një procesi që do t’i ofronte Beogradit një çmim të madh, siç është anëtarësimi në BE.

Merkeli foli me Haradinajn për rëndësinë e kompromisit në politikë dhe durimin evropian, duke nxjerrë shembullin e ribashkimit të Gjermanisë, për ç’gjë shumë pak menduan se mund të ndodhte në vitet para se të binte Muri i Berlinit.

“Nuk dua të pres 20 vjet”, u përgjigj Haradinaj.

Në një pikë, Macroni e kapi kosovarin, i cili flet një frëngjishte të rrjedhshme pasi ka punuar si roje sigurie në Zvicër në vitet ’90, dhe e veçoi për të folur privatisht me të.

Haradinaj nuk ndryshoi qëndrim, duke vazhduar të kërkojë që Serbia të njohë Kosovën fillimisht.

Merkeli dhe Macroni, duke e parë se nuk po arrinin asgjë, përfundimisht e shtynë takimin. Zyra e Merkelit lëshoi një komunikatë franko-gjermane ku thoshte se Serbia dhe Kosova janë pajtuar të punojnë “në mënyrë konstruktive” për t’i normalizuar marrëdhëniet..

Sikur të ishte kështu.

Nuk u përmend fare se dy palët në të vërtetë u pajtuan që të rinisin dialogun e tyre të ngrirë.

Një arsye e madhe për kokëfortësinë e kryeministrit kosovar është se qëndrimi i tij gëzon mbështetje të fuqishme në vend.

“E ka bërë atë të famshëm”, tha Milan Nic, një analist në Këshillin Gjerman për Marrëdhënie me Jashtë (DGAP), që mbulon rajonin.

Pyetja është se sa gjatë mund të mbajë ai këtë qëndrim. Merkeli dhe Macroni duken se e kanë qëllimin të detyrojnë Haradinajn të tërhiqet. Dyshja ka planifikuar një samit tjetër me palët kundërshtare në fillim të korrikut në Paris.

Sikurse BE-ja, edhe SHBA-ja i ka bërë presion Kosovës që ta heqë taksat. Delegacioni i Kosovës u takua me Richard Grenell, ambasadorin amerikan në Gjermani, para samitit, dhe ai e përsëriti atë porosi.

Ndoshta e vetmja çështje ku politikanët grindavecë të Kosovës duket se pajtohen është se SHBA-ja, e cila udhëhoqi fushatën bombarduese të NATO-s më 1999 që shtroi rrugën për pavarësinë e Kosovës, duhet të jetë më e përfshirë në proces.

SHBA-ja e pranon më shumë idenë e shkëmbimit të territoreve, nëse dy palët pajtohen. Ideja është mbështetur nga presidenti serb, Alexander Vuçiq, dhe nga Thaçi në të kaluarën, ndonëse prej atëhere, ata e kanë errësuar kuptimin e saj. Haradinaj, që kundërshton çdo ndryshim të kufijve, tha pas samitit se kjo çështje “është hequr nga tavolina”, por pjesëmarrësit tjerë e mohuan këtë.

“Pa SHBA-në, kurrë s’mund të kemi dialog, negociata apo ndonjë marrëveshje”, i kishte thënë Thaçi Reutersit në Berlin. “BE-ja nuk është e bashkuar në këtë proces”.

Nga Matthew Karnitschnig, korespondent i Politico i bazuar në Berlin



18 Comments

  1. Serbia te njohe kosoven dhe pastaj te dale me kerkesa. Eshte e drejta e saj por nqs jane shtete me te drejta te barabarta. Kete kerkon Haradinaj .
    Macron e komunistja Mogherini kane preferenca historike me Serbine.
    Gjithe shqipetaret te gjykojne si atdhetare te vuajtur shekullore mbi qendresen burrerore te Haradinajt. Ne kete drejtim te konsiderojme se jemi te gjithe vellezer te bashkuar.

  2. Rendesi ka qe PETAT E LAKRORIT JANE HAPUR!
    Rendesi ka Macronet “jane cmendur”, sic e thekson gazetari.
    KELYSHET QE “CMENDEN” SOT NDOSHTA E KANE HARRUAR QE STERGJYSHERIT E TYRE VENDOSEN QE SHQIPERIA TE COPETOHEJ ME 1878, ME 1913 DHE ME 1945!
    Po historia nuk vdes lehte!

  3. Maqedonia dhe Greqia i zgjidhen vet mosmarreveshjet, keshtu qe nderhyrja sidomos e antishqiptarit Macron, vetem sa prish pune.

  4. Nejse ,gjithe kokeloqet ne europe ,ballkan dhe shqiperi mund te vazhdojne te luajne politike lokale me njeri tjetrin derisa ti ngrifet amerikonit ta marre ne dore situaten dhe ta zgjidhi.

  5. Ne fund te luftes kush e krijoi gjendjen e tanishme ne Mitrovicen e veriut? A ka ndo nji pergjegjesi franca ? Po Thaqi?

    1. Zoti i tretur ne dhe t huaj ,SHBA ja qi sumen serbit dhe rusit . Situata do rregullohet qysh ti ngrifet penisi amerikes ashtu qysh ju ngref penisi zotit Klinton dhe ja qiu sumen serbit ,rusit dhe krejt sumshpuarve europiane qe ishin kunder bombardimeve .

  6. Mos u beni kaq trima miq komentues! Gjate bombardimeve te NATO-s ne 1999-en, Aeoporti i Rinasit ishte kthyer ne baze te NATO-s, e megjithate, iu desh Ismail Kadarese te nderhynte e te qetesonte friken e shqiptareve nga nje agresion i mundshem serb mbi Shqiperi. Po te ishim aq te zote, e kishim bere vete ate pune, ketu e kohe me pare. Franca meriton falenderime per kontributin e madh qe ka dhene per çlirimin e me pas, qe u vu ne vijen e pare ne njohjen e shtetit te Kosoves. Gjithashtu, per organizimin e Rambujese. Kush eshte i pakenaqur e i duket vetja trim, le te marre pushken e te shkoje ta zgjidhe problemin si duam ne.

  7. Faktori shqiptar ka pak leva ne dore. Ato mund te permiresojne pozicionet e tyre nepermjet forcimit ekonomik dhe nje politike te jashtme me agresive. Mendoj se koha eshte gjithashtu aleat i shqiptareve.

    1. Të kishin pasur shqiptarët më shumë “katunarë” si Haradinaj që të kishin sakrifikuar jetën e tyre për atdheun, sot shqiptarët nuk do të ishin të shpërndarë në pese shtete në Ballkan.

  8. Pederasti Makron eshte sperme sllavo serbo greke. Ne te semes vafte. Bravo zt. Haradinaj, nuk u perul para paderastve. Rama, Thaqi, Batoni, Gent Kaka = vucic x ???

  9. Pederasti Makron eshte sperme sllavo serbo greke. Ne te semes vafte. Bravo zt. Haradinaj, nuk u perul para paderastve. Rama, Thaqi, Batoni, Gent Kaka = vucic x ?????

  10. Pederasti Makron eshte sperme sllavo serbo greke. Ne te semes vafte. Bravo zt. Haradinaj, nuk u perul para paderastve. Rama, Thaqi, Batoni, Gent Kaka = ? + Vucic

  11. Per momentin shqiptaret duhet te fitojne koh pa bere veprime te nxituara pasi situata politike nuk eshte ne favorin tone. Haradinaj beri gjene e duhur ne kohen e duhur ne menyren qe ai din nderkohe qe mund te ishte treguar pak me diplomat pasi te gjitha argumentat ishin ne anen e tij. Sa perket Rames,Thaçit dhe baltonit turp te kene qe i sherbejne serbise por ne si popull kaq meritojme nuk meritojme me mire.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *