• |
ide | kryesore

Numërohen 99% e votave në Maqedoninë e Veriut, nis festa në LSDM

Lajme, Të fundit



Në Maqedoninë e Veriut u votua në rrethin e dytë të zgjedhjeve për presidentin e ri të vendit. Kur janë numëruar 99.27% e votave udhëheq kandidati i mazhorancës, Stevo Pendarovski me 51.7% të votave. Kandidatja e opozitës, Gordana Siljanovska, ka 44.7%. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte mbi 46.64%. Menjëherë pasi rezultati nisi të ravijëzohej nisi festa në selinë LSDM-së së kryeministrit Zoran Zaev. Në një deklaratë pas daljes së rezultateve, Pendarovski tha se do të jetë President i të gjithëve.

“Populli im, faleminderit. Ju falënderohem të gjithëve, maqedonas, shqiptarë, serb, boshnjak, turq dhe të tjerë që në zgjedhje të drejta dhe demokratike vendosët që bashkë të shkojmë përpara. Kjo sot ishte një fitore e shumicës së qytetarëve të cilët pa dallim bashkësisë etnike dhe politike u bashkua dhe tha bashkë përpara dhe asnjëherë më regjim. Sot fituan qytetarët, dua të deklaroj se do tu shërbej me përkushtim të gjithëve. Do të jem president i shtetit nga i cili nuk do të turpëroheni as brenda e as jashtë vendit. Bashkë përpara”, – tha Pendarovski. ©LAPSI.al



7 Comments

    1. Lidhja o koketul eshte se rilindja na ka degjeneruar me keq se edhe nji palo-shtet si Maqedonia. Po te kishit nje fije dinjitet ju kurvat do e kuptonit se kjo eshte te hash turpin me buke. Shife, jo vetem i bene zgjedhjet por edhe e mbyllen ate pune brenda dites. Nderkohe ne i jemi futur rruges per ne vrime te hales se rilindjes i dhimbsen karriket.

      1. Ne kohen e Sai Berishes zgjedhjet per kyetar bashkoje zgjaten 3 muaj te kujtihet kurr Lulushi i fitoj zgjedhjet me votat e futura ne kutin e gabuar. Dhe Arbem Ristani zbatpj urdhrin e partis. Rilindja ska ber ndonjer kshu bemash.

        1. Po tamam, fajin e ka Saliu. Rilindja nuk ben bema te tilla, thjesht i fut tritolin ne themel krejt sistemit zgjedhor HAHAHAHAHA. Rilindja nuk te bie me grusht, thjesht te fut plumbin kokes.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *