• |
ide | kryesore

MotoGP/ Zbulohet një komisar piste ‘hajdut’ në Jerez: rrëmbeu sfungjerin e Suzukit të Rins

Sport



Histori komisarësh piste, që në botën e motorëve po bëhen gjithnjë e më të shpeshtë. Ka nga ata që në fund të garës përshëndesin pilotët duke tundur flamurin në xhiron e tyre të nderit; ka nga ata që i bashkohen me duartrokitje festimeve për triumfet; e ka nga ata që përfitojnë për të bërë një foto me motorët e tyre – i famshëm kohët e fundit, ai në Argjentinë që shfrytëzoi festimin e Rossi për tu ngjitur në M1 që Vale i kishte kërkuar ta mbante për të bërë një foto selfie ta paharrueshme -, e ka nga ata që përfitojnë për… të zgjatur duart e për të rrëmbyer një kujtim.

SFUNGJERI — I ndodhi Rins, në përfundim të GP në Jerez, që spanjolli e mbylli në vendin e dytë: ndërsa Alex festonte, duke e lënë të mbështetur tek barrierat mbrojtëse Suzuki e tij, një komisar piste mbërriti qetësisht për të ‘vjedhur’ ndonjë suvenir të vogël për ta patur kujtim. Duke harruar telekamerat e bordit, ato që drejtohen drejt kaskës së pilotit, punonjësi është fiksuar ndërsa hiqte sfungjerin që mbulon dhe mbron serbatorin e vajit të frenave për ta futur në xhep me pamjen e atij që ka frikë se mos zbulohet. Këtë herë, fatkeqësisht, i shkoi keq!



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *