• |
ide | kryesore

Video/ E pabesueshme: arbitri anullon golin me Var, për faull që e kishte kryer ai vetë

Sport, Video



Gjëra të një bote tjetër ndodhin në Mls, ku gjatë javës së fundit të kampionatit është shkruar një kapitull i ri për historinë e Var. Protagonist absolut ka qenë arbitri Ted Unkel, që me vendimin e tij ka tërbuar Columbus Creë: në ndeshjen kundër DC United, me rezultatin 0-0, arbitri i ndeshjes ka anulluar golin e avantazhit të miqve për një faull të kryer… nga ai vetë. Një situatë irreale, gati komike, që ndodhi rreth gjysëm ore pas fillimit të ndeshjes, që u fitua më pas nga skuadra e Rooney 3-1.

Në minutën e 23 të fraksionit të parë, gjatë një aksioni në mesfushë, arbitri përplaset pa dashje me Acosta e Trapp e në këtë mënyrë i pari rrëzohet, duke i dhënë mundësinë të dytit të shërbejë për Santos në krah. Numri 7 i Columbus futet në zonë e mposht Hamid, por pastaj arbitri konsultohet me Var e vendos të anullojë golin. Nga imazhet mund të duket sikur Unkel dënon faullin e mundshëm në hyrje të zonës, por pasi anulloi golin arbitri tregoi mesfushën (ose më saktë vendin e përplasjes me Acosta) për rifillimin e lojës, duke dënuar ndërhyrjen e vet të ‘gabuar’. Natyrisht duke shkaktuar polemikat e pashmangshme, sepse arbitri është pjesë e lojës…

https://youtu.be/OY8meHaKZls



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *