• |
ide | kryesore

Video/ Ramsey shpërthen në lot: lamtumirë Arsenal

Sport, Video



Aaron Ramsey i ka dhënë lamtumirën Arsenal në Emirates, pas 11 vjetësh me fanellën e Gunners. Në ndeshjen e fundit përpara publikut të shtëpisë, uellsiani që do të udhëtojë tashmë drejt Torinos, për tu bashkuar me Juventus, është befasuar nga ceremonia që londinezët i kanë bërë, në përfundim të ndeshjes me Brighton.

Ramsey ka shpërthyer në lot i emocionuar, duke përshëndetur tifozët në Emirates, që pas 11 vjetësh nuk do të brohorasin më për të. Mesfushori ka luajtur 369 takime për skuadrën e veriut të Londrës, duke realizuar 64 gola dhe 62 asist.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *