• |
ide | kryesore

Vipat që hoqën dorë nga jeta luksoze (Foto)

Paparazzi, Slider



Të gjithë ëndërrojmë për jetën luksoze që shohim tek personazhet e njohur: jahte, vila marramendëse, pushime në ishuj privatë dhe veshje posaçërisht për ta. Dhe nëse mendojmë se rruga deri aty është e vështirë, rruga për t’i mbajtur është edhe më e vështirë. VIP-at e mëposhtëm kanë humbur pasuritë e tyre dhe tashmë i kanë thënë lamtumirë jetës luksoze, ose të paktën nuk jetojnë më aq shtrenjtë sa më parë.

Nicolas Cage
Dikur na dukej sikur Nicolas Cage po pushtonte çdo film me role kryesore. Por gjithsesi, shpenzimet e tij marramendëse me kafshë ekzotike, jahte dhe ishullin e tij privat, bënë që aktori të kalonte një krizë financiare. Le të mos harrojmë që kishte borxh dhe 14 milionë dollarë për taksat. Dhe për të mos u mjaftuar me kaq, në 2009 ai u përball me një urdhër gjykate ku i detyrohej 13 milionë dollarë ish-bashkëshortes së tij. Dhe në të njëjtin vit, u padit nga një kompani pasurish të patundshme, për shkak se ai nuk kishte paguar detyrimet. Le të mendojmë se ai tashmë është në të gjitha rolet sepse thjesht i duhet të paguajë borxhet.


Tyga
Reperi Tyga, i njohur dhe si ish i dashuri i Kylie Jenner, ka hasur plot probleme ligjore dhe financiare vitet e fundit. Në 2012, ai u padit nga tre vajza që kishin marrë pjesë në videoklipin e tij, pasi ai nuk kishte hequr nga videoja pjesët ku ato shfaqeshin të zhveshura, edhe pse kishte premtuar se do ta bënte.
Një vit më vonë, ai i detyrohej një argjendari nga LA, 185 mijë dollarë për shkak se kishte marrë një orë pa e paguar dhe nuk e kishte kthyer. Nga 2015 në 2016, ai u fut në borxhe akoma më të mëdha pasi nuk kishte paguar qiranë e pronave të tij, dhe madje i kishte shkaktuar dhe dëme. Deri në vitin 2016, reperit ju desh t’i thonte lamtumirë Bentleyt, Ferrarit, Lamborghinit dhe Maybach-it.


50 Cent
Një nga reperët më të njohur të viteve 2000 ishte padyshim dhe 50 Cent. Ai ishte mbreti i hip hop i dekadës, me disa nominime për Grammys dhe linjën e tij të veshjeve. Gjithsesi në 2009, ai detyrua të paguante 7 milionë dollarë pasi publikoi një video +18 të Lastonia Leviston, pa lejen e saj. Ndërkohë në 2014, ai i dha 16 milionë dollarë Sleek Audio, pasi një plan biznesi me kompaninë dështoi- duke bërë që reperi i pasur ta paguante.



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *