• |
ide | kryesore

Casillas del nga spitali, pas infarktit: “Nuk më intereson nëse luaj më, apo jo”

Sport



Iker Casillas është larguar nga spitali i Oporto, ku ishte shtruar e operuar të mërkurën e kaluar, pasi pësoi një infarkt gjatë stërvitjes. Portieri spanjoll i Portos ka falenderuar mjekët dhe mijëra persona që i kanë shprehur dashamirësinë në këto ditë. “Duhet të jem mirënjohës, sepse isha me shumë fat. Dua të falenderoj shumë persona, më kanë bërë të ndihem i rëndësishëm”, ka shpjeguar Casillas, pasi doli nga godina shëndetësore, kapur dorë për dore me gazetaren e bashkëshorten Sara Carbonero.

Për sa i përket të ardhmes, pasi falenderoi mjekët që e kuruan, 37 vjecari është shprehur: “Duhet të presim disa javë ose ndonjë muaj, e vërteta është se nuk më intereson. Nuk e di cila do të jetë e ardhmja, por gjëja më e rëndësishme është që jam këtu tani dhe flas me ju”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *