• |
ide | kryesore

E FORTE/ Arben Malaj kundër Erion Veliajt: Arrogant që qeveris me gjoba

Lajme, Të fundit

Ish-ministri i Financave, Arben Malaj nuk i ka kursyer kritikat ndaj kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj. I ftuar në emisionin A-Show në News 24 ai tha se socialistët tashmë po qeverisin me arrogancë. Për këtë ai solli si shembull, kryebashkiakun e Tiranës që sipas tij drejton pa zemër.

“Është rritur arroganca e qeverisjes ndaj shqiptarëve. Rritja e arrogancës fillon nga Bashkia e Tiranës. Kam kundërshtuar moslejimin e shitësve në rrugë. Nuk po flas për qumështin, por si mund të sillesh me arrogancë për atë që nxjerr dy tufa presh, një arkë domate, disa qepë për të blerë një palë këpucë, për të dërguar djalin në shkollë apo për të shkuar diku.

Ne qeverisim me gjoba, jo me zemër. Dhe pastaj harxhon mijëra orë në TV duke mbjellë pemë për të përmirësuar imazhin. I gatshëm të përballem me Veliajn për këto çështje. Nuk kthehem në politikë nëpërmjet kësaj PS-je. PS e vërtetë janë njerëzit e thjeshtë, jo ato që vodhën pushtetin” – u shpreh Malaj. ©LAPSI.al

16 Comments

  1. Tha dhe shume te tjera. Gjera shume me interesante se patozi p.sh , qe ka 3 jave qe vetem shan e mallkon si grate e lagjes. Gjoja ka kriju parti te re te reformuar.

  2. Ky vete beri kerdine duke vjedhur, tani “Sinjore” kerkon te vene doren ne zemer. Ate Veline kokrren e mashtruesit ordiner e te peshtire, se duroj dot fare, por rruget e Tiranes nuk mund te kthen ne “Shitore” prasi e kalbesira te tjera. Nuk mund te lejohet nje kaos i tille, qe 1000 veta me nga nje tufe presh e nje arke domate te zene trotuaret. Kesaj i thone shih tym e bej konak.

      1. Me duket pa lidhje fare komenti yt, per ushqimet e Serbise me ata qe shesin nje tufe pras se “do blejne kepuce”. Nuk besoj e ke fjalen se po te shesin tufa me qepe apo pras a domate do konkurojme importet e Serbise. Shkurt e marr vesh se te dukem popull budalla, dhe meqe jam i tille ma shpjego ti se per cfare e ke fjalen.

  3. Ka te drejte z. Malaj kur thote qe duhet qeverisur me zemer dhe jo me gjoba. Pra bashkia duhet ti krijoje mundesi te gjithe qytetareve te Tiranes te punojne dhe jetojne. Te mos jete arrogante me njerzit e thjeshte qe mezi mbijetojne dhe rrisin femijet. Ndersa nga ana tjeter eshte pale me oligarket e ndertimit duke dhene leje ndertimi ne dem te cilesise se jetes se banoreve te Tiranes. Malaj mund te jete hajduti I hajduteve por per ate qe thote ka te drejte.

    1. Keto komentet e militanteve me profile a emra fallco jane pa lidhje. Personalisht nuk di te kete ndonje vendim gjykate qe Malaj eshte hajdut. Eshte femijenore te mendosh ne 2019, te atakohesh per nga forma e jo permbajtja.
      Shitesit ambulante jane dhunuar nga policia bashkiake-FAKT
      Lagjet e Tiranes jane si geto dhe qendra eshte betonixuar me sheshe- FAKT
      Vendimet e Bashkise Tirane kane qene arbitrare dhe te pa konsultuara me publikun- FAKT ( referoju shembjes se teatrit, shtepive te banoreve te Astirit, perzenia e Romeve nga bregu lumit etj)
      Ndaj njerez, civilizohuni dhe pranoni mendimin ndryshe dhe mos u hakereni nga verberia militante… dite te mbare

      1. Nuk ka vendim gjykate, por ka qene nje memo e departamentit te shtetit per nanon ne kohen kur Malaj ka ishte minister i financave, qe e permendte nominalisht si te korruptuar. Deri atehere ishte rast unik. Pas ardhjes se rilindjes duhet te kete ndodh shume here. Nejse kjo nuk ka rendesi. Kushdo qe e denoncon veliajn me shifra e fakte kryen nje sherbim shume te mire per interesin publik edhe ne e befte nga birucat e burgut ,sepse bashkia e veliajt korrupton dhe korruptohet si asnjehere me pare dhe shume pak flasin.

  4. Si thote ajo kenga,”ke te marr e ke te le, naten gjumi nuk na ze”, te mjeret shiqptaret ashtu si te mjeret e Hygo, kane mbetur, aty ku ne fakt e meritojne. Kane qejf te genjehen, te mashtrohen, te rrine pa pune, dhe jane tifoza te atij qe mund te jete me i pa skrupullti, qe qytetarve te tij i shet brockulla te pa kuptueshme, me shume seriozitet, me fjale te huaja qe as vete nuk ua di kuptimin (qe ata qe e degjojne nuk e marrin vesh, por kenaqen), shet e shet dengla, pa u skuqur, pa u zverdhur, pa ju marr zeri, pa ju tha peshtyma ne gryke, qe ate qe thote ne mje e pergenjeshtron ne darke. Doktor kosova ishte me veti te larta njerzore e intelektuale, nuk ishte llafollog, por punetor dhe i ndershem, ndaj dhe parazitet,dembelet, ata qe shiten e blihen, nuk e deshen. Ata duan ata qe “korrin para se te mbjellin”, apo kenaqen me “ndonje lek xhepi” sic i pelqen ta perdor si zhargon me fjalorin e tij “popullor” haxhiqamilist, kryetari i Tiranes, qe per hire te vertetes nuk eshte as tironas.

  5. Kan gjetur popull injorant ne ekstrem qe mezi pret te dale te votoje. Gjetke do dilnin rrugeve te shisnin fiq e ” piktura” . Kane gjetur rracen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu