• |
ide | kryesore

Haradinaj uron Pendarovskin për fitoren në zgjedhjet presidenciale

Planet



Kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar për fitoren në zgjedhjet presidenciale të Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovksin, kandidatin e përbashkët të koalicionit qeveritar të kryesuar nga LSDM-ja. “Kosova është gjithmonë e gatshme për fuqizimin e bashkëpunimit dhe avancimit të marrëdhënieve të mira me Maqedoninë e Veriut, në të mirë të të dy popujve tanë, të forcimit të bashkëpunimit rajonal dhe të perspektivës sonë euro-atlantike.”- shkruan Haradinaj në një postim në llogarinë e tij personale në rrjetin social “Facebook”.

Raundi i dytë i presidencialeve të Maqedonisë së Veriut u zhvillua ditën e djeshme. Pendarovski, arriti të dalë kryesues duke marrë mbi 52 % të votave, kundrejt kandidates rivale të opozitës, Gordana Siljanovska Davkova-s, e cila u rendit e dyta me vetëm 44,5 % të përkrahjes së elektoratit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *