• |
ide | kryesore

Kukësi në grumbullim para gjysmëfinales me Skënderbeun: Blutë stacionohen në Pogradec

Sport



Heshtja përpara ndeshjes me Skënderbeun, nuk e fsheh aspak rëndësinë që ka për Kukësin, gjysëmfinalja e kthimit kundër korçarëve. Natyrisht, me 10 pikë diferencë nga Partizani kryesues, ambicja e vetme në katër javët e mbetura të kampionatit, është të shtyjnë sa më gjatë festën e të kuqve, duke parë realitetin me qetësinë e atij që do të përfitojë vetëm nëse i jepet mundësia, në të kundërt, çfarë është vendosur është vendosur.

E duke e parë në këtë këndvështrim, Kupa e Shqipërisë është trofeu që do të mund ti shpëtojë sezonin Bluve. E duan aq fort veri-lindorët, e po aq edhe Ernest Gjoka, që nuk do të dalë pa trofe në aventurën e tij të dytë në pankinën e Kukësit, sa nuk duan ti lënë asgjë në dorë rastësisë. Asnjë i dëmtuar apo i skualifikuar, kështu që tekniku ka vetëm vështirësinë e zgjedhjes, por për ti bërë shërbimin në maksimum, atij 2-1 për tu mbrojtur në Korcë,

Blutë kanë vendosur 24 orë grumbullim në Pogradec para ndeshjes. Sipas asaj që mësohet nga burime brenda klubit, skuadra do të niset në mëngjes dhe ka programuar një seancë stërvitore në qytetin liqenor, për tiu drejtuar Korcës vetëm ditën e ndeshjes. Një grumbullim, që shërben për përqendrimin tek ndeshja delikate dhe që eviton lodhjen e rrugës ditën e ndeshjes, për të patur të gjithë komoditetin, në kërkim të finales së Kupës së Shqipërisë, që për ta arritur ka në dispozicion dy rezultate në tre…jo keq si shifra.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *