• |
ide | kryesore

Milan i detyruar të fitojë: ja si kuqezinjtë mund të shkojnë në Champions…

Sport



Milan-Bologna është praktikisht një ndeshje për jashtë ose brenda për kuqezinjtë. Mund të mos quhet finale, por të besuarit e Gattuso janë të dënuar të fitojnë për të qendruar të kapur tek shpresa e kualifikimit në Champions League e ardhshme. Operacion i vështirë sepse Atalanta ka nisur sprintin drejt vendit të katërt me një futboll të bukur, që në San Siro nuk shihet prej disa kohësh. Milan, në këtë pikë, ka një mal përpara përpara për të kaluar dhe kuqeblutë janë pengesa e parë aspak për tu nënvleftësuar.

Duhen tre pikë për të dalë nga kriza, pas një jave në grumbullim në Milanello. Duhen për moralin e për klasifikimin sepse rreziku konkret,është për ta mbyllur kampionatin para kohe. Pa një kualifikim, as për në Europa League do të bëhet e vështirë. Një reagim krenarie për tu kthyer në vendin e pestë e për ti dhënë presion skuadrës së Gasperini që duhet të luajë kundër Genoa, Juventus, e Sassuolo.

Nga ana tjetër është një Bologna që vjen në San Siro me dëshirën për të hipotekuar shpëtimin. Mihajlovic është shprehur i qetë në vigjilje, por nuk mund të festojë matematikisht qendrimin në A edhe në rast fitore. Sigurisht që Sinisa e di si fitohet në Milano, duke qenë se dy muaj më parë e bëri goditjen kundër Inter. Për më tepër serbi ka rezerva pikërisht me historinë e së shkuarës me kuqezinjtë, për mënyrën si palët u ndanë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *