• |
ide | kryesore

Nga 40 mijë euro në 50 milionë: Bruno Fernandes është rekordmeni i golave në një sezon

Sport



Europa është në këmbët e Bruno Fernandes. Me tregolëshin në shtëpinë e Belenenses, me fanellën e Sporting Lisbona, ish-mesfushori i Novara, Udinese e Sampdoria është bërë mesfushori me më shumë gola të shënuar në një sezon në historinë e futbollit. Numra të pabesueshëm: 31 gola e 17 asist për lojtarin e datëlindjes 1994, zbuluar nga Novara në 2012, që shpenzoi vetëm 40mijë euro për ta marrë nga Boavista. Tani e do Pep Guardiola tek Manchester City, por shifrat janë të tjera: 50 milionë euro.

Nga të rinjtë e Novarës, atëherë 19 vjeçari portugez bëri përpara në Serie B, duke siguruar kalimin në elitë me Udinese. Tre sezone në Friuli e 10 gola, të cilave i shtohen edhe 5 me fanellën e Sampdoria. Por vetëm me rikthimin në Portugali, Fernandes kompletoi rritjen e tij, duke u bërë një prej lojtarëve më të mirë të kampionatitbashkë me të talentuarin Joao Felix.

Si fantazist, por edhe sulmues i dytë, Bruno ka marrë konfidencë me golin, përvec se është përmirësuar në aftësinë e tij si assistman: 16 gola e 20 asist në sezonin e parë me Sporting, 31 gola e 17 asist pak javë nga mbyllja e kampionatit. Numra rekord për një mesfushor që ka mahnitur Pep Guardiola, në vend të parë me Citizens për tia rrëmbyer konkurencës në verën e ardhshme. Në tavolinë janë vendosur 42 milionë stërlina, rreth 50 milionë euro përballë 8 të shpenzuar nga Sporting për ta rrëmbyer nga Sampdoria.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *