• |
ide | kryesore

“Një nder që luajta me ty”: gafa e Morata, për lamtumirën e Cahill dhe përgjigjia e Alonso bëhet virale

Sport



Nga Spanja Alvaro Morata ndoshta nuk e ka ndjekur shumë sezonin e Chelsea. Sidomos atë të Gary Cahill, i përdorur shumë pak nga Maurizio Sarri në formacionin e Blues e tashmë në fund të aventurës së tij me fanellën e londinezëve.

I bindur se Cahill do të tërhiqej nga futbolli, pas xhiros së nderit të ish-kapitenit të Chelsea, përpara tifozëv të tij në Stamford Bridge, sulmuesi spanjoll i ka dërguar një mesazh mbrojtësit në rrjetet sociale, duke i bërë komplimentat për një karrierë të shkëlqyer e duke e falenderuar për nderin që kishte qenë shok skuadre me të.

Gafa është bërë menjëherë virale, po aq sa replika humoristike e Marcos Alonso, që ka shpejtuar të qartësojë situatën. “Vëlla, shiko se nuk është se po tërhiqet nga futbolli, eh”, ka shpjeguar mbrojtësi i majtë i Chelsea.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *