• |
ide | kryesore

Pjanic-Real, Cancelo-Manchester: Paratici arkëton dhe përgatit goditjen e madhe

F1, Sport



Në pritje të një bisede definitive mes presidentit Andrea Agnelli e Massimiliano Allegri, për të përcaktuar të ardhmen e teknikut që përflitet si zëvendësues i Tuchel tek PSG, në kampin e Juventus Fabio Paratici po punon për të përforcuar skuadrën për sezonin e ardhshëm, me objektivin kryesor Champions League.

Drejtori i zonës teknike të bardhezinjve është prej javësh tashmë në bisedime në disa drejtime, por për të financuar goditjen e madhe më parë duhen mbledhur fonde për të risjellë llogaritë në vijë, duke shmangur kështu problemet me Fair Play Finanziario. Për të blerë, bardhezinjtë duhet të shesin ndonjë emër të rëndësishëm dhe për momentin i destinuari duket Miralem Pjanic, që për herë të parë lajmëroi edhe publikisht mundësinë e largimit. Mbi boshnjakun është Real Madrid, i interesuar për të freskuar mesfushën, ndërsa në rrugën e daljes nga Torino mund të jetë edhe Joao Cancelo, shitja e të cilit sipas Tuttosport është e sigurtë në rast të qendrimit të Allegri. Mbi mbrojtësin portugez, që mbërriti nga Valencia për 40 milionë, po luhet një derbi i vërtetë në Manchester e bardhezinjtë kanë ndërmend të fitojnë një plusvalencë prej 20 milionë euro.

Në dyshim të fortë është edhe Douglas Costa, ka një radhë për brazilianin nga klube të ndryshme, ndërsa është edhe Paulo Dybala, për të cilin Bayern Mynich ka bërë hapa të rëndësishëm, por argjentinasi nuk duket i bindur të largohet nga Torino (Joya për Agnelli nuk mund të vlejë më pak se 100 milionë). Në dalje pastaj është Gonzalo Higuain: Chelsea mund të vendosë të rinovojë huazimin e sulmuesit (18 milionë), ose ta blejë (36), por mund ta kthejë edhe në bazë e në këtë rast bardhezinjtë mund të vihen në vështirësi për ti gjetur një sistemim.

Për mesfushën nisja e Pjanic, do të lironte një vend dhe Paratici po mendon për Adrien Rabiot, që pas Ramsey mund të jetë një goditje e dytë me parametër zero për këtë verë. Francezi është në thyerje të marrdhënieve me Psg e do të largohet nga Parigi, por kërkon një pagesë të paktën 10 milionë euro, një shifër që mund të jetë impenjative, edhe për sytë e lojtarëve të tjerë. Pa harruar këtu ëndërrën Pogba, që mund të largohet nga United.

Paratici tenton edhe për një mbrojtës dhe ëndërra është De Ligt. Talenti i Ajax dukej pranë Barcellona, që ka ofruar 70 milionë, por duke parë vështirësitë në likuiditet të katalanasve pista është ftohur dhe kjo mund të favorizojë italianët. Në hyrje, pistë e nxehtë është edhe Federico Chiesa, për të cilin Fiorentina kërkon rreth 80 e 90 milionë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *