• |
ide | kryesore

Venezula në krizë, Guaido: Do konsideroj ndërhyrjen ushtarake të SHBA-ve

Planet

Udhëheqësi i opozitës në Venezuelë, Juan Guaido, është shprehur për rrjetin pretigjoz britanik BBC, se po merr në konsideratë mundësinë që t’u kërkojë Shteteve të Bashkuara të Amerikës të urdhërojnë nisjen e një ndërhyrjeje ushtarake për t’i rikthyer vendit qendrueshmërinë.

Javën e shkuar, Guaido u bëri thirrje bashkëkombasve të tij të mbushnin sheshet qendrore të kryeqytetit të Caracas-it në shenjë solidarizimi me përpjekjen e tij finale për të rrëzuar nga pushteti presidentin në detyrë, Nikolas Maduro-n. Përmes një video-mesazhi të publikuar në rrjetet e tij sociale, Guaido paralajmëroi vënien në zbatim të një grushti shteti të planifikuar, por nuk mundi të siguronte mbështetjen e udhëheqësisë së ushtrisë. Maduro në kundërpërgjigje mbajti një fjalim nga një bazë e armatosur në kryeqytet, përkrah ushtarëve.

Në janar të vitit 2019, Guaido u vetëdeklarua president i përkohshëm në një prej protestave anti-qeveritare gati periodike. Njohja e Guaido-s si president i Venezuelës nga administrata Trump, u pasua nga zyrtarizimi i këtij lideri të ri edhe prej shumicës së vendeve të Amerikës Latine dhe të Evropës Perëndimore, ndërkohë që presidenti Maduro gëzon ende mbështjetjen e Rusisë, të Kinës dhe të Kubës. “Unë mendoj se pozicioni i presidentit Donald Trump është shumë i qartë, çka ne e vlerësojmë, ashtu siç bën edhe e gjithë pjesa tjetër e botës.”- tha kreu i Asamblesë Kombëtare.

Opozita venezueliane ka organizuar shpesh protesta të mëdha në rrugë kundër Maduros, por nuk ka mundur ta largojë atë pavarësisht recesionit të thellë ekonomik dhe hiperinflacionit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu