• |
ide | kryesore

Video / Kompany ndëshkon Leicester dhe afron Pep te titulli i Premier League

Sport



Eurogoli i Vincent Kompany ka afruar Manchester City te titulli. Goli i mbrojtësit, në minutën e 70′ të sfidës me Leicester, i ka dhuruar tri pikë të çmuara skuadrës së Pep Guardiola, tani përpara Liverpool me një pikë në klasifikim: 95 kundrejt 94, kur ka mbetur edhe një ndeshje deri në fund të kampionatit. Në Etihad sfida ishte e nxehtë, Foxes nuk kishin objektiva sezonalë, por nuk e kanë kursyer veten duke krijuar disa raste që i kanë drithëruar qytetarët. Deri në goditjen befasuese të belgut, që finalizoi nga distanca. Pra gjithçka do të vendoset në javën e ardhshme, e fundit në programin e Premier League, ku do të luajnë Brighton-Manchester City dhe Liverpool-Wolverhampton.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *