• |
ide | kryesore

VIDEO/ Plas sherri te Milani, Bakayoko i kthehet Gattusos: Fu*k off!

Sport



Sërish tension i lartë te Milani. Në minutën e 23-të të ndeshjes në San Siro kundër Bologna, trajneri i bëri shenjë Bakayoko të ulur në pankinë që të çohej dhe të zëvendësonte Biglia, i dëmtuar, por francezi iu kthye se nuk ishte gati.

Në këtë pikë Gattuso e humbi durimin dhe dërgoi në fushë Josè Mauri që nuk luante për kuqezinjtë që nga 21 janari. Më pas mes Gattuso dhe Bakayoko dalin fjalë të rënda. “Ringhio” i bëri një gjest me gisht në kokë, por lojtari ia ktheu “Fuck off”.

Trajneri iu përgjigj me fjalët: “Shihemi pastaj”. Bakayoko ishte i fundit që hyri në dhomat e zhveshjes në pushim, por nuk u pa më ndonjë përplasje në publik. Lojtari francez bëhet sërish shembull negativ pasi pak ditë më parë u vonua më shumë se një orë në stërvitje duke u justifikuar se i ishte mbaruar benzina.

Më pas trajneri e mbajti të grumbulluar skuadrën për 3 ditë edhe pse lojtari kërkoi falje para shokëve. Gjithsesi me këtë gjest duket se lojtari e ka mbyllur me Milanin. ©LAPSI.al

Bakajoko Gatuzo on Vidnews.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *