• |
ide | kryesore

E majta që po vdes në llogoret e luftës

1, Ide



Një polemikë që rindizet në mënyrë ciklike për trashëgiminë e luftës së dytë botërore, po përpiqet ta mbajë me kokën nga e shkuara të majtën e cfilitur shqiptare. Që kur Edi Rama me një sjellje prej bandilli, i veshur me kostum të errët e me kollare të kuqe, u përkul mbi arkëmortin e Mid’hat Frashërit, e deri sot kur janë ndezur gjakrat pas publikimit të një liste me krimet e krerëve të partizanëve, opinioni është ndarë në dysh: mes atyre që kërkojnë rehabilitimin e kolaboracionistëve dhe të tjerëve që kanë marrë mbi supe mbrojtjen e trashëgimisë anti fashiste.

Nuk ka diskutim se këta të dytët, përfaqësojnë themelin e identitetit të së majtës. Renditja në krahun e duhur në konfliktin botëror, rreshtimi i vendit në anën e fitimtarëve, kundërvënia ndaj atyre që për të mos lëshuar privilegjet e botës së vjetër (dhe jo për të penguar komunizmin siç pretendojnë sot) u bënë bashkëpuntorë të dy ushtrive pushtuese, mbeten edhe tani e gjithë ditën vlera që duhen ruajtur prej saj.

Lexo më tej:

Raporti/ Të majtët e zhgënjyer që po rebelohen ndaj Ramës

Por, e keqja e këtij debati që zhvillohet gjithnjë me të njëjtin pasion dhe që nxjerr në plan të parë të njëjtët korifej të një kohe të shkuar, është në fakt një kurth i padrejtë për këdo që e konsideron veten të majë; Sepse ai tenton ta përkufizojë atë si një qenie të mbetur peng në llogoret e luftës së dytë bëtore; Sepse, sot, në kohën e reformave standarte, të politikave ultra liberale, të privatizimit agresiv të gjithçkaje dhe të rritjes galopante të pabarazive, të krijohet përshtypja sikur e vetmja vijë e qartë ndarëse, mes një të majti dhe kundërshtarëve të tij ideologjikë, është ajo e skicuar treçerek shekulli më parë.

Sot të jesh i majtë, nuk do të thotë të mbrosh vetëm trashëgiminë e partizanëve, por të ngresh krye kundër një regjimi që po super pasuron nëntë apo dhjetë vetë.

Sot të jesh i majtë, kupton para së gjithash, të kërkosh të shporrësh një lider që u mburet të huajve për parajsën pa sindikata, e prandaj në këtë vend nuk flet askush, kur vdes një fakir që punon në miniera apo në ndërtim.

Sot të jesh i majtë, do të thotë të rrëzosh atë që erdhi me premtimin se nuk mund të jetohej më në një shoqëri ku 5% posedonin sa pjesa tjetër 95%-she e popullësisë dhe në gjashtë vite e thelloi këtë hendek.

Sot të jesh i majtë, do të thotë të refuzosh përrallën e një taksimi gjoja progresiv që në realitet më shumë ndëshkon punën sesa kapitalin.

Sot të jesh i majtë, nuk mund të durosh as reduktimin antikushtetues të dividentit që iu bë më të pasurve të këtij vendi, as ligjin për arsimin e lartë dhe as barbarët që hedhin në rrugë ata që strehohen në margjinat e një kryeqyteti që betonohet për ditë e më shumë.

Sepse në ditët tona të ndihesh i tillë, nuk majfton, as të mbash në sallon foton e gjyshit dëshmor dhe as të bëhesh i gjallë në çdo 5 maj.

Ngulfosja e kësaj armate njerëzish, trashëgimtarësh dhe idealistësh të rinj në llogoret e një lufte të mbyllur 75 vite më parë është vrasja më perfide që mund t’i bësh të majtës moderne. Ajo është një përpjekje për të nderuar pararadhësit, por jo një betejë për të shpëtuar fëmijët.

Në këtë kuptim, kushdo që po e lufton atë me pathos, qoftë ky idealist i kulluar, qoftë idiot i dobishëm, apo qoftë kalkulues djallëzor, po ngul një gozhdë në arkivolin e së majtës reale. Me ndërgjegje ose jo, ai po i shërben atyre që më shumë sesa të zhvarrosin fantazmat e së shkuarës, duan të vizatojnë monumentet e oligarkëve të nesërm. Dhe për sa kohë debatohet për të parët dhe heshtet për të dytët, e majta është e vdekur.

©Lapsi.al



15 Comments

  1. Analize jo fort e sakte per mendimin tim personal. E majta eshte ngritur (si ide e kam fjalen) mbi bindjen qe iu duhet marre te pasurve per t’ia dhene te varferve. Kuptohet qe per arsye kohe po e thjeshtoj shume diskutimin. Pra e majta ekstreme kerkon konfiskimin e pasurive te te pasurve, per t’ia dhene te varferve, Me thoni se ne cilin vend ish-komunist ka ndodhur kjo? Perkundrazi, pasurite e konfiskuara i moren per vehte ata njerez qe deri ne ate moment “luftuan” per barazine. E majta e moderuar aktuale, flet per rritje te taksave per te pasurit per te bere nje rishperndarje te pasurise tek me te varfrit. Po kjo ku ndodh? Vec kesaj politikanet e majte, ne cdo vend te botes kane rezuluar me hajdutet sepse taksat e mbledhura i kane konsideruar pasuri personale dhe i kane perdorur per te prodhuar te mira per vete dhe per nje rreth shume te ngushte njerezish. Ideologjia e majte ka falimentuar sepse ku me shume e ku me pak bazohet ne ndergjegjen e njerezve e cila nuk eshte e persosur. Sa per luften eshte nje teme shume e gjere dhe nuk ia vlen te merresh, e vetmja gje qe mund te thuhet me plot gojen, eshte se drejtuesit e luftes ishin t mbeshtetur nga sllavet dhe kaq se besoj se mjafton

  2. Po Luli ku eshte ,po Monika ku ha buke.Nuk ka majte apo te djathte,ka vetem interesa hajdutesh sepse te gjithe flasim ne emer te popullit,Rama ,Luli,Monika apo edhe Berisha nuk kane busull politike por busull hajdutesh dhe kriminelesh.Artikulli eshte koti sepse Bushati e di shume mire se cfare eshte majta dhe djathta ne kuptimin e idealizmit politik qe ne Sqiperi nuk egziston,Asnje njeri nuk eshte vrare per politike ne Shqiperi,mot e jete.

  3. Ku ka pas ndonjehere te majte ky vend ? 50 vjet diktature dhe 30 vjet anarshi . Aq anarshi sa keto vitet e demokracise i ka kthyen ne invers krahet e qeverisjes . E djathta qeveris si e majte dhe e majta si e djathte ,
    biles e djathte ekstreme . Me gjeni nje ide te majt nga i gjati ine dhe po ja bejme hallall keto gjashte vjet qeverisje .
    Ky nuk dine as nje gje tjeter perveçse dy fjaleve taksa taksa taksa pastaj burg burg burg . Imagjinoni pastaj qe pasardhesi i ketij te gjatit eshte me hipokrit dhe me i pangopur por mbi te gjitha nje genjeshtar patetik .
    Shqiperia nuk ka pasur ndonjehere te majte por thjesht te babezitur . Nese ndonjehere jane bere politika te majta , ato i ka bere z.Berisha .

  4. Kjo e djathta ultraliberale qe na paska pushtuar sipas bushatit duhet shtyre nje hap me tej. Ato 20 apo 200 oligarke duhet te arrestohen. Kapitalet tyre duhet te privatizohen ne menyre transparente. Duhet te gjurmohen dhe sekuestrohen te gjitha parate jashte neper parajsa fisklale apo gjetke me te cilat do te financohet borxhi jone mbi 73% dhe zgjidhja perfundimtare e problemit te pronave. Duhet hapur komplet tregu i sigurimeve shoqerore dhe shendetesore. Duhet vendosur takse e sheshte maksimumi 12% per cfaredolloj te ardhure. Duhet te filloje nje proces masiv derregullimi, sepse shumica e rregulloreve dhe licensimeve jane nje mekanizem korrupsioni, ku nuk behet asnje verifikim para se te ta japin te drejten sepse kushtet jane te kota dhe jashte realitetit. Duhet te ulen fillimisht dhe me pas te zhduken subvencionet. Te ardhurat e kursyera duhet te shkojne per te paaftet per pune. Duhet te vihen ne funksionim te plote tregjet financiare dhe te diversifikohen produktet financiare permes lehtesimit te rregullave. Politika monetare e bankes qendrore duhet te jete me konservatore. Duhet te luftohen burimet kriminale te financimit te biznesit dhe aktiviteti kriminal ne pergjithesi me ne qender korrupsionin. Investimet publike duhet te jene minimale,rentabel duke ndihmuar uljen e borxhit publik.
    Duhet qe te dale nga burgu doriani i astirit dhe te shkoje sajmiri i tahirit. Po u be kjo lloj e djathte,Shqiperia do lulezoje si Zvicra. E majta ne cdo rast eshte e lire te vrasi veten se nuk i duhet as dreqit.

    1. O koqe kanari ku ke pare politika ultra liberale me konfiskim pasurie ti?

      Atyre u lumte qe fitojne! Shqiptaret Manes, Hysenbelliut, Ulajt, Kastratit dhe shokeve, as mutin nuk ia hane dot, jo me ti marrin pasurite.

      Sepse Mane me shoke kane punuar, edhe duke e perdorur politiken aty ku duhet se i tille eshte sistemi i ndertuar nga vete populli shqiptar injorant i skajshem, provincial dhe idiot deri ne kocka. Shqiptaret duan te pasurohen pa punuar po pjesa derrmuese nuk ka as bythe e le me mendje per te punuar.

      Nderro miliona idiotet qe votojne dhe mbajne gjalle Rame Drogen me shoke dhe pastaj kerko llogari atyre burrave dhe grave qe me pune dhe mendje kane arritur majen dhe iu shofin si milingona.

      Zhytuni mire ne kazanin e mutit dhe droges qe quhet shqiperi.

      Miri, nga Texas

      1. Te siguroj qe per cdo kontrate qe kane me shtetin keta oligarke , 50-60-70 per qind eshte fitim komplet abuziv. Nje pjese eshte evazion, nje pjese eshte mospermbushje e rregullt e kontrates dhe ketu te kam hequr 10-20-30 per qind te rryshfetit qe i shkon zyrtareve. Keta qe ta dish ti nuk bejne asnje pune. Fitojne kontraten, ja nenkontraktojne hamallave me cmim qesharak dhe ndajne pjesen tjeter me shtetin. Ajo pjese e ligjshme e pasurise qe kane po te zbatohet ligji do te reduktohet kaposhi nje thelle nga gjobat dhe detyrimet e tjera. Normal qe pasuria e paligjshme do konfiskohet se nga shteti e kane marre dhe duhet te riprivatizohet ne menyre transparente sic e kerkojne parimet neoliberale. Do blihet nga ato biznesmene te ndershem qe rropaten nderkohe qe te tjeret tallin trapin. Keshtu eshte e djathta liberale dhe jo ajo qe i duket bushatit, pra qe mjafton te kesh ca biznesmene qe nuk e kane shkeput asnje dite kordonin me shtetin per te pasur te djathte. Te majten e pame dhe na lemeriti, te djathten nuk e kemi pare kurre ne kete vend dhe ndoshta nuk do ta shohim kurre. Jemi aq rende sa Arb i quan naivitete parimet ekonomike te se djathtes reale kurse ky i miri nenes nga Teksasi thote i lumte ketyre biznesmeneve lavire, qe qeken aq shume te zgjuar kur nuk bejne gje tjeter vecse imitojne ne shkalle te madhe ate injorantin e cepave qe shet voten. Kaq bejne se kaq i thjeshte eshte operacioni, pavaresisht se fitohen miliarda.

        1. E KU ESHTE FAJI I OLIGARKEVE O ALBI ? ÇDO KUSH NGA NE PO NA U LA HAPESIRE E TILLE DO VJEDHIM , JANE LIGJET DHE ZBATUESHMERIA E TYRE QE FRENON FENOMENIN . PASTAJ KE QUAN TE DJATHTE TI O ALBI DHE NGA DO VIJE ?

          1. Une shkrova per te demaskuar lojen perfide( e ka shume qejf kete fjale) qe ben Bushati per ta barazuar te djathten liberale me kete sistemin tone grabit e shperdoro. Bushati e ben qellimisht sepse vete ka mendesi te majte dhe do t’ja faturoje te djathtes ideologjike deshtimet e sistemit ekonomik dhe politik shqiptar , duke e ditur shume mire qe jemi vite drite larg parimeve ekonomike te djathta. Kjo eshte shume e gabuar. Edhe permbajtja ideologjike e lapsit eshte komplet e zhbalancuar majtas, por nuk ja var njeri se eshte minimale dhe pa interes. E djathta e vertete eshte ajo qe kam pershkruar me larte dhe shume me shume. Ta provojme po patem bythe dhe per pak dekada do jemi si irlanda(nje mrekulli e ndodhur ne fare pak vite, ku nga vendi me i vafer per fryme u be me i pasuri per fryme) ose te ndjekim te majten e Bushatit me shtetezime dhe te hame mish qeni si Venezuelasit.

          2. JAM OK ALBI . HAJD SE POLITIKAT PO I BEJME , PO NJEREZVE CTU BEJEM ? VESHTIRE ME KETE MENDESI DHE PRAGMATIZEM QE KEMI NE .
            ISHALLAH, SHPRESA VDES E FUNDIT .

  5. Bushat! skishe nevoje ti hyje ketij debati! Ne Evrope mund te gjesh me qindra studime filozofike mbi te majten e te djathten dhe perqendrimi i pasurive kombetare ne duart e pak oligarkesh, thjesht mund ti perkthesh e ti botosh. Sa per kolaboracionistet, antifashistet, komunistet, ballistet e rreshtimet gjeopolitike te fitimtareve e peralla te ketij lloj mbas 60 vjetesh tingellon thjeshte e paster “gallate kafesh turke rapi i fshatit.”

  6. Lufta eshte fija e kashtes Ne det per komunistet pa ish para tek e cila mundohen te kapen.Ata mburren me Luften si te vetmen lavdi qe kane.Dhe per te kerkuar lavdine shkojne Ne ’44 e per te dhene llogari nuk ndalen as Ne ’88 kur Ne mes te Kukesit do varnin nje poet.Jugosllavia ka qene nje vend shume me kontribues dhe I sakrifikuar Ne Lufte se Shqiperia e Megjithate shume pak potere Ben per Luften.Jugosllavia bashke nuk ka AQ lapidare Luften sa ka Shqiperia.Jugosllavia kurre nuk feston feste cetash apo brigadash megjithese ka pasur shume me shume se Shqiperia.Shifni dhe veteranet e sotem Ku me i vjetri eshte 80 vjec,”partizan pesevjecar” e ngaqe nuk guxojne te thone se jemi komunistet,thone se jemi veterane.Lavdia per Luften per 50 vjet eshte perligjje per diktaturen.Luften e vertete dhe ate me heroiken e ka bere Kinostudio”Shqiperia e Re”.

  7. O Fuat qe sje Baban por harram,mbas kohes se Skenderbeut lufta N-Clirimtare eshte e vetmja lufte kunder pushtuesit dhe deshmoret qe rane jane shume me teper se cdo vend i botes krahasuar me popullsine dhe siperfaqen.Asnje ballist nuk u vra ne kete lufte,nuk ka asnje kenge popullore apo tregim per keta hajdute te shtetit.Edhe sot ballistat e duan ne tave shtetin se jane mesuar qyl.Liria dhe pushteti meren me lufte dhe jo qyl me bisedime.Tung.

  8. Keta qe sot ketu i quajne oligarke api biznesmene ne fakt asgje nuj jane tjeter pervec hajdute ordinere te te mirave materjale te nje populli te pervetsuara ne menyren me te ndyre te mundshme te mundsuar nga cdo udheqesi perfaqsues te denje te krimeve ordinere injorantesh kafsherore jo njerzore. Eshte per te uleritur kur llumrat hajduterit kriminelet qe duhet te ishin kalbur burgjeve quhen oligarke dhe biznesmene. Asgje me shume se funderina nuk jane.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *