• |
ide | kryesore

Bushati: Vuçiç bën viktimën, interesat neo-jugosllave në dëm të shqiptarëve

Lajme, Të fundit



Ish-ministri i jashtëm Ditmir Bushati ishte i ftuar në Abc Neës ku foli gjatë mbi zhvillimet në Shqipëri dhe rajon. Ai u ndal edhe të negociatat mes Kosovës dhe Serbisë si dhe për idenë e ndryshimit të kufijve.

“Mendoj që kultivimi i marrëdhënieve të mira midis Shqipërisë dhe Serbisë duhet që të vazhdojë sepse janë dy vende kyçe për stabilitetin rajonal, por nga ana tjetër Serbia nuk mund të pretendojë marrëdhënie të mira me Shqipërinë për sa kohë vazhdon agresionin diplomatik ndaj Kosovës.

Në Serbi ka një realitet interesant dhe ka një ndarje detyrash ndërmjet disave që janë zëdhënës të politikave të viktimizimit me në krye Presidentin Vuçiç dhe të tjerëve që shpesh ia lejojnë vetes që të marrin trajtat e komedianëve”- thotë Bushati që më pas shigjeton qëndrimin e mbajtur nga Beogradi.

“Në Serbi ka një politikë që unë e kam konsideruar si “politika e lisharësit” pasi Serbia ja lejon vetes që të ulet në disa karrige në të njëjtën kohë. Nga njëra anë pretendon dhe kërkon që të jetë anëtare e BE dhe nga ana tjetër thotë që do të duhet që të konsultohet me Presidentin e Rusisë apo me atë të Kinës se çfarë qëndrimi do të mbaje në raport me dialogun me Kosovën.

Kësaj qasje të Serbisë është rasti qe në t’i përgjigjemi në mënyrë asimetrike duke vijuar linjëzimin e politikes së jashtme dhe të qëndrimeve me BE dhe duke u konsultuar me aleatët kryesorë strategjikë për çështje të rëndësishme” – thotë Bushati.

“Nuk bie dakord me ata që merren, analizojnë dhe kritikojnë Vuçiçin për qëndrimet e që mban. Ai është Presidenti i Serbisë, është në të drejtën e tij që të flasë dhe të mbrojë interesat e shtetit që përfaqëson dhe në disa raste duhet thënë që presidenti serb ka mbajtur qëndrime kurajoze, siç ishte edhe qëndrimi i fundit ku ai ka pranuar publikisht që plani për ndryshimin e territoreve ishte një plan i propozuar prej tij dhe na çliroi dhe ne të tjerëve besoj, që tanimë të jemi të qetë dhe të mendojmë që ndonjëherë nën petkun e pro-atlanticizmit fshiheshin edhe interesa neojugosllave që na dëmtojnë” – e mbyll ish-ministri i jashtëm. ©LAPSI.al



2 Comments

  1. Jugosllavia e krijuar nga fuqite e medha deshtoi. Konferenca e Berlinit dhe Konferenca e Londres jane deshtim. Fuqite e medha nuk mund te gabojne dy here per te krijuar nje NeoJugosllavi. Europa e bashkuar eshte nje opsion i mire per te gjitha vendet e popujt Evropjan.

  2. Pse e humbni kohen kot me kete pederastin pasiv, eshte copa e injorantit, shikoji konfiguracionin e ballit komplet down.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *