• |
ide | kryesore

Champions i ri, Ligat Europiane kundër reformës së Agnelli: “Kampionatet kombëtar nuk duhen nëpërkëmbur”

F1, Sport



Jo formulës së re të Champions që rrezikon të nëpërkëmbë kampionatet kombëtare. Ky është pozicioni i fortë i marrë nga Ligat Europiane, të mbledhura në Madrid për të diskutuar propozimin e reformës së avancuar nga Eca, udhëhequr nga Andrea Agnelli, në të cilën hipotezohen vende fikse për klubet e mëdha, duke nisur nga 2024. European Leagues, organizatore dhe përfaqsuese e interesave të Ligave kombëtare profesioniste në Europë e një panel klubesh, kanë kërkuar të konsultohen e të negociojnë me Uefa.

Lars-Christer Olsson, presidenti i shoqatës, ka ndërhyrë në konferencë shtypi në përfundim të takimit në Madrid, ku morën pjesë përfaqësues të 244 klubeve. “Duhet të përfshihemi në procesin vendimmarrës të së ardhmes së kompeticioneve europiane – shpjegoi ai -. Procesi duhet të ndryshojë, nga informacioni në një negociim të vërtetë. Kompeticionet kombëtare duhet të jenë në bazë të kompeticioneve ndërkombëtare e duhet të vijë kualifikimi në turnetë e Uefa përmes kampionateve vendase. Pa këtë është e pamundur të mbash interesin e tifozëve”.

Formati i ri do të lejonte pesë skuadrat e para, të katër grupeve nga tetë, të kualifikohen direkt në edicionin e ardhshëm, pavarësisht nga klasifikimet e tyre në kampionat, me mundësinë për të bërë playoff mes të gjashtës e të shtatës. Një reformë që merr kështu kundërshtimin e klubeve të vogla, por edhe Ligave që organizojnë kampionatet kombëtare që i frikësohen zhvleftësimit të turneve të tyre, mbi të gjitha sepse ndeshjet europiane do të luhen në fundjavë. “Nuk mund të riformatojmë asgjë në kompeticionet europiane pas një akord me ligat kombëtare”, ka thënë presidenti i Ligës spanjolle, Javier Tebas.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *