• |
ide | kryesore

E RRALLE/ Mjellmën e vrasin me shkop, partnerja e tij lë ushqimin dhe ngordh

F1, Stil



Mediat italiane i kanë bërë jehonë një historie të rrallë të ngjashme me një përrallë. “Corriere della Sera” ka sjellë atë që e kanë quajtur “një histori të vërtetë dashurie”.

Partneri i saj u gjet i vdekur mbi ujë, me qafën e thyer me siguri i goditur me ndonjë shkop nga një njeri i pashpirt. Dhe ajo, nuk mundi më të jetonte pa të. Vdiq 2 ditë më pas pasi nuk hëngri më. Një histori e dhimbshme që nxjerr në pah ndjenja njerëzore, por në fakt behet fjalë për 2 mjellma.

Ngjarja ka ndodhur në 5 maj në liqenin e parkut të Recoaro Terme në Viçenca. Aty u gjet në ujë pa jetë një mjellmë femër. Kryetari i Bashkisë Davide Branco që ishte interesuar për këtë histori tha se ishte i trishtuar për çiftin e mjellmave që prej vitesh jetonin në këtë liqen.

“Femra nuk hëngri më. Ishte e qartë se do të përfundonte në këtë mënyrë, por nuk kishim se çfarë të bënim.”- tha ai për “Corriere” duke treguar se ishte ai që e nxori zogun e pajetë nga uji. Ai tha se trupat e zogjve do t’ja dërgonin Institutit Zooprofilaktik për të bërë analizat përkatëse.

Sipas kryebashkiakut këto lloj zogjsh e përjetojnë largimin e partnerit të tyre. për ngjarjen është përfshirë edhe policia lokale që po heton për të gjetur autorin e goditjes së mashkullit. Ai do të akuzohet për vrasje të paligjshme të kafshëve. ©LAPSI.al



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *