• |
ide | kryesore

Erdogan: Rivotimi në Stamboll është një hap drejt forcimit të demokracisë

Planet



Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan, u shpreh sot se vendimi që të rivotohet në Stamboll është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të demokracisë.

Sipas Erdogan, votimi i parë në Stamboll ishte “i shkatërruar nga korrupsioni dhe paligjshmëria”.

Ditën e djeshme, Bordi i Lartë i Zgjedhjeve vendosi për një rivotim në Stamboll më 23 qershor. Në Stamboll doli i humbur kandidati i Erdoganit. Opozita e vendit ka akuzuar presidentin Erdogan për prirje diktatoriale. Ndërsa, Erdogan nga ana tjetër pretendon se rivotimi ka të bëjë me përcjelljen e vlerave demokratike, raporton “Reuters’.

Lira turke humbi pikë ndaj dollarit pas vendimit zgjedhor. Erdogan tha se Turqia po përballet me sabotim ekonomik dhe u zotua të shmangë sulmet ndaj ekonomisë.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *