• |
ide | kryesore

“I vodha topin priftit…Chiellini është i keq”: Kean tregon ndryshimin e jetës tek Juventus

Sport



Moise Kean rrëfehet pa doreza dhe filtra për The Players’ Tribune, duke nisur nga fëmijëria e vështirë e deri në elitën e futbollit, si një kampion me fanellën bardhezi. “Kur isha fëmijë kam vuajtur shumë – ka thënë sulmuesi i Juventus – Një herë isha kaq i dëshpëruar sa për të luajtur i vodha topin një prifti. Rruga të mëson të jesh burrë. Jeta ime ndryshoi kur isha 16 vjec dhe debutova me Juventus”.

Sulmuesi premtues bardhezi kujton kohët kur ishte i detyruar të vidhte një top për të patur mundësinë të luante: “Prifti ishte një njeri i mirë dhe i mbante topat në një dollap. Por nuk i mbyllte kurrë. Kështu sa herë që humbja topin tim, shkoja fshehurazi aty, prisja deri sa prifti të ngjitej lart, e merrja një top nga dollapi”.

Në fund edhe një përcaktim për Chiellini, që më shumë ngjan me një anekdodë. “Kur rritesh, edhe Giorgio Chiellini në stërvitje nuk duket më kaq i frikshëm. Dmth nuk është e vërtetë, në realitet është i tmerrshëm. Kam akoma shenjën në kavilje nga hera e fundit që provova ti bëja një manovër. Èshtë i keq”.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *