• |
ide | kryesore

Lamtumirë Atletico: Godin lajmëron mbërritjen tek Inter

Sport



Nëntë sezone, tetë trofe (1 La Liga, 1 Coppa del Re, 1 Superkupë të Spanjës, 2 Europa League, 3 Superkupa të Europës), 387 ndeshje, 27 gola të shënuar ndaj kundërshtarëve të shumtë: Diego Godin përshëndet zyrtarisht Atletico Madrid, dhe përgatitet për shfaqjen e tij të fundit përpara tifozerisë colchonere (të dielën në Wanda Metropolitano kundër Sevilla) ndërkohë që lajmëron kalimin te Inter.

Diçka që dihej prej kohësh kjo në fakt, por konferenca e shtypit që do të mbahet sot në orën 13 në stadiumin e Atletico (e lajmëruar dje nga klubi) do të duhet nga një anë për të përshëndetur shokët, Cholo Simeone dhe tifozët dhe nga ana tjetër për të shpjeguar arsyet e zgjedhjes së tij për t’u veshur zikaltër.

Sipas Cadena Cope, 33-vjeçari uruguajan (që do të shkojë të formojë me Skriniar dhe De Vrij një trio qendre me vlerë botërore) është lidhur me zikaltrit për tre vitet e ardhshme për një pagë vjetore prej 6.75 milionë euro, ose 35% më shumë nga ajo që merrte te Colchoneros (5 milionë)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *