• |
ide | kryesore

Paquetà mbyll sezonin me Milan para kohe…jo për dëmtim: tifozët thërrasin ‘komplot’

Sport



Kampionati i Paquetà është mbyllur një ditë më parë: mesfushori brazilian i Milan është skualifikuar për tre javë pasi u ndëshkua me karton të kuq në ndeshjen kundër Bologna. Paquetà është sanksionuar me një ndeshje, për kartonin e parë të verdhë duke qenë se plotësonte numrin e kartonëve, e me dy javë “për goditjen e lehtë në krahun e arbitrit, që i kushtoi edhe largimin nga fusha”.

Ajo kundër Bologna ishte ndeshja e dytë radhazi e mbyllur me 10 lojtarë nga Milan: në transfertën e Torinos u ndëshkua me karton të kuq Romagnoli (duartrokitje arbitrit). Kapiteni, që ka kaluar skualifikimin, do të kthehet në Firenze; mesfushori ish-Flamengo do të jetë mungesa e madhe e kuqezinjve në sprintin final për Champions.

Gjykatësi Sportiv ka dënuar me dy ndeshje pezullim edhe Dijks (Bologna), Ionita (Cagliari) e Veretout (Fiorentina), ndërsa me një ndeshje janë penalizuar Kucka (Parma), Colley (Sampdoria) e Sansone (Bologna), Barillà (Parma), Bernardeschi (Juventus), Brozovic e D’Ambrosio (Inter), Dioussè (Chevo), Gomez, Masiello e Mancini (Atalanta), Poli (Bologna), Rincon (Torino) e Sportiello (Frosinone).

Vendimi i gjyktësit sportiv ka shpërthyer polemikat e tifozëve milanistë në rrjetet sociale, ku mjaftuan pak caste për të nisur edhe një hashtag. Mbështetësit kuqezinj janë tërbuar me numrin e javëve të skualifikimit, që janë ekzaktësisht sa ndeshje duhen deri në fund të kampionatit.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *