• |
ide | kryesore

United hedh sytë nga Dybala: përvijohet një shkëmbim kampionësh

Sport



Çmimet nuk janë fiksuar saktësisht, por e sigurtë që rastet nuk mungojnë dhe ka hyrë në funksionim edhe fantazia në shkëmbimet e mundshme, me korsi të preferuar dhe direkte në aksin Torino – Manchester, mbi të gjitha. Klubi bardhezi është vendosur në qendër të merkatos, për sesionin e ardhshëm të transferimeve. Është e pamundur të mos e cosh mendjen tek Paul Pogba dhe interesat e ndërthurura të dy klubeve mund të nxjerrin në dritë perfeksionimin e shkëmbimit që do të ishte i jashtëzakonshëm, më shumë se sa paradoksale. Një shkëmbin që do të përfshinte dy miq, por më shumë dy kampionë: Paul Pogba dhe Paulo Dybala. Diskutimi – me nënshkrimet e pritshme dhe prapaskenat që fillojnë të dalin nga burimet angleze – është shumë i thjeshtë dhe ka bazë në tre fakte të konstatuara që mundet lehtësisht të përfundojnë me shkëmbimin e njëri-tjetrit.

1) Pogba kërkon ta lërë Mançester Junajtedin, klubi që – mesa duket – nuk është në gjendje të përmbushë disa kërkesa që francezi, kampion i Botës, ka parashtruar për të qëndruar: mjafton të thuhet që vitin e ardhshëm Junajted nuk do të jetë pjesëmarrës në Champions League.

2) Juventus – ende në dilemë për të konfirmuar Massimiliano Allegri në pankinë, por edhe pa të – do ta priste me krahë hapur Pogba për çështje teknike dhe ato të marketingut dhe imazhit.

3) Dybala nuk do të ishte kaq i pandjeshëm në mundësinë për të luajtur në një klub të ri, atje ku mund të ishte për të gjithë edhe një herë protagonist absolut dhe jo një zëvendësues sikur është – kjo në mënyrë të pashmangshme – i një personazhi në një farë kuptimi të rëndë siç është Cristiano Ronaldo (nuk duhet të harrojmë që, për më tepër, në Argjentinë duhet të fitojë dhe përballjen direkte me Lionel Messi).

Sakrifica e Dybalës do të mund ta bënte më të ekuilibruar, në fakt, luftën me Real Madrid që kërkon mesfushorin francez. Klubi spanjoll ka një mundësi ekonomike më të madhe, nga ana tjetër bardhezinjtë inistojnë në aspektin që mban të lidhur faktin se Oktapodi i mbetet gjithnjë mirënjohës ndaj Juventusit.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *