• |
ide | kryesore

Video/ Misioni i pabesueshëm i Liverpool: turpëron 4-0 Barcelonën dhe shkon në finale

F1, Sport, Video



Liverpool përmbush një arritje që futet në analet e historisë botërore të futbollit, duke u bërë finalistja e parë e Champions League. Pas 0-3 të ndeshjes së parë, skuadra e Jurgen Klopp triumfon 4-0 në Anfield Road, duke flakur jashtë turneut Messi e Barcellona. Gjysëmfinlen e kthimit e vendosën dygolëshat e Origi (7′ e 79′) e Wjinaldum (54′ e 56′), ndërsa Alisson ka bërë heroin, duke refuzuar të lejojë prekjen e rrjetës në të gjithë sulmet blaugrana. Për Reds, që presin tashmë fituesen e Ajax-Tottenham, është finalja e nëntë e historisë.

Ndodhi vërtetë. Pa Firmino e Salah, duke përmbysur 3-0 e pësuar në Camp Nou, Liverpool shkon në finale me një performancë në kufijtë e realitetit. Për të gjithë në Anfield ishte një ëndërr me sy hapur, kur gjithcka dukej e humbur, kur shpresat dukeshin të varrosura pas vetëm 90 minutave të para. 11-shja e Klopp triumfon 4-0, duke i kthyer Messi e të tjerët në makthin identik të një viti më parë, kundër Romës, kur 4-1 i ndeshjes së parë u zhduk nga 3-0 e pësuar në kthim.

Atmosfera e ndezur e Anfield nxiti skuadrën e Klopp, që zhbllokoi ndeshjen pas vetëm 7 minutash. Inkursioni vertikal i Henderson nxorri mesfushorin në pozicion goditje, Ter Stegen grushtoi në këmbët e Origi, që shënoi golin e shpresës nga fare pranë. Ofensivat në valangë e anglezëve krijojnë panik në zonën kundërshtare, katalanasit pas një impakti të keq me ndeshjen impenjuan Alisson, por braziliani ishte gjithnjë gati në tentativat e Messi, Coutinho e Jordi Alba.

Në pushimin e ndeshjes, fati vendosi ndeshjen. Ndoshta ishte kështu, sepse Robertson i dëmtuar mbeti në dhomat e zhveshjes dhe në fushë u fut Ëijnaldum. Hollandezi, ish-Neëcastle, nuk vonoi të merrte skenën me dy gola në po aq minuta: në të 54’ shfrytëzoi krosimin e Alexander-Arnold, duke surprizuar Ter Stegen me një goditje tokazi, ndërsa në të 56’ mori nga Shaqiri një ftesë që nuk mund ta refuzonte, duke u ngjitur mbi të gjithnjë në goditjen precize me kokë. Për spanjollët aktivizimi i Arthur e Semedo shërbeu shumë pak, por përgjumja e turpshme e minutës së 79’ është katastrofale: Alexander-Arnold ekzekutoi me shpejtësi goditjen e këndit, duke gjetur të gjithë mbrojtjen e Barcelonës të pavendosur, me Origi që në qendër të zonës shënoi golin e katërt, duke e bërë ëndrrën realitet.

https://cdnja.r.worldssl.net/mp4/bb/bbOB.mp4



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *