• |
ide | kryesore

VIDEO/ Policia e shtetit injoron qytetarët e plagosur në protestën e Astirit

Lajme, Të fundit



Policia e shtetit bëri një njoftim pasditen e së martës duke nënvizuar se nga protesta banorëve të Astirit gjatë paradites u plagosën 4 efektivë.

“Gjatë tubimit të paligjshëm zhvilluar sot në mesditë në aksin kryesor rrugor në zonën e Unazës së Re, një grup protestuesish kanë goditur me sende të forta duke plagosur 4 punonjës policie, 3 nga forcat “Shqiponja” dhe 1 nga FNSH. Efektivët e Policisë po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Traumës në Tiranë dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Në orët e pasdites policët e lënduar i vizitoi në spital Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu dhe drejtues të larte të Policisë së Shtetit. Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë po vijon veprimet procedurale dhe hetimore për të përballur me drejtësinë, autorët e sulmit mbi forcat e rendit” – thuhet në njoftimin zyrtar të policisë së shtetit.

Pamjet e protestës së banorëve të Astirit të cilët tentuan të bllokonin rrugën e kryeministrit Edi Rama i panë të gjithë. Nga përplasja e dhunshme u pa se si u plagosën edhe disa qytetarë, por për ta policia e shtetit duket se nuk do t’ja dijë!!! Por ndërsa kreu i policisë së shtetit viziton policët e fashuar kokë e këmbë nuk thotë asnjë fjalë për qytetarët e vendit të tij. A nuk është policia e shtetit e të gjithëve? ©LAPSI.al




6 Comments

  1. Thirini dhe quajini me emrin qe kane. Polici kriminelesh e krimineleve. Polici hajduterish e hajduterve. Polici perdhunuese e perdhunuesve te mallkuar. Dhe gjithe te mallkuarve te tjere te sojit te dale mendsh komplet. Dhe ne fund vime tek shprehja mos i henkshin kurre ato para. Dhe ju befshin me e pakta helmi i trupit dhe i shpirtit. Me breza.

  2. A paska dhi fare policia. Ne keto raste shkohet me kavanoz receli te spitali ose me torte tiramisu te shpija.
    Po policija e poshter nuk di nga qokat. Arrestun edhe cunin e atij spiunit pale.

    1. jane me diabet prandaj policia nuk coj embelsira. pra policia mendoj per keta kokpalaret qe dhembet i kane si shkoll nate 1 pp 1 jo

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *