• |
ide | kryesore

Dilemat e Perisic: qendrimi tek Inter, por nëse vjen Conte nuk do të jetë më sulmues

Sport



Ivan Perisiç ka kërkuar të largohet nga Inter. E ka bërë në janar dhe me shumë mundësi që do ta kërkojë edhe në qershor, gjithnjë i tentuar nga Manchester United. Por nëse nuk do të duhet të arrijë ndonjë ofertë e kënaqshme nga Anglia, kroati do të mund të përjetojë një karrierë të re si zikaltër. Jo me Spalletti, që do ta konfirmonte si mesfushor krahu lart në 4-2-3-1, por me Antonio Conte, që do të mund të ndryshonte karrierën e kroatit duke e spostuar mesfushorin e krahut edhe më poshtë.

“Me Spalletti përsëri në pankinë praktikisht lojtari do të mbetej si sulmues i majtë (por vendi i titullarit nuk do të ishte i sigurtë), por nëse do të duhet të mbërrinte Conte me 3-5-2 e tij (ose 3-4-2-1), për Perisic mund të jetë një fund karriere si mesfushor i të gjithë krahut. Tekniku do ti mësonte kroatit të sakrifikojë si mbrojtës, por duke vazhduar të mendojë si sulmues. E për Inter kjo do të ishte më shumë se pozitive. Vetëm se ka dy nëse: e para lidhet me vullnetit e teknikut për të zbritur në Milano dhe e dytë me atë të lojtarit për tu shndërruar taktikisht në moshën 30 vjecare…



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *