• |
ide | kryesore

“Eleminimi më qesharak i historisë…”: Spanja ‘masakron’ Barcelonën

Sport



Ndërsa pjesa tjetër e botës feston përmbysjen e bujshme që dërgoi Liverpool në finalen e Champions në Madrid, në Spanjë mediat nuk janë treguar aspak të buta me Barcelona, sërish e eliminuar pas shokut me Roma të sezonit të kaluar. “Paraqitja më e turpshme e historisë”, është tituli i “Sport”, që dënon skuadrën e Valverde dhe nënvizon që për herë të parë në 5 vitet e fundit nuk do të ketë asnjë skuadër spanjolle që të trimfojë në Champions.

“Bubullimë në Anfield” është titulli i “AS”, me pamjen e dëshpëruar të Ter Stegen. I pangushëllueshëm si Messi nën “Kop” në faqen e parë të gazetës “Marca”, që zgjedh vetëm dy fjalë: “Mbytje historike”. “I skuqur” është ndërkohë titulli që ka zgjedhur Mundo Deportivo, që i referohet qartë turpit të Barcelona, pas përmbysjes së dytë radhazi në Champios, e para në Olimpico. “Goli qesharak i 4-0, i pësuar nga goditja e këndit – shkruan gazeta katalanase – në epitafin e një skuadre që rijetoi traumën e pësuar ndaj Roma”. Duke u rikthyer te “AS”, përveç lamtumirës ndaj tri-trofeve nuk kanë munguar as kritikat në adresë të Valverde, i konsideruar “jo në lartësinë e Champions”.






Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *