• |
ide | kryesore

Kokainë, miliona lekë dhe euro, arrestohet në flagrancë 51-vjeçari

Lajme, Të fundit



Policia e Kavajës ka vënë në pranga shtetasin me iniciale, N.B., 51 vjeç, për veprën penale të “Prodhimit dhe të shitjes së lëndëve narkotike”.

Arrestimi u krye në flagrancë, pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën e të ndaluarit, forcat policore gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale 27 doza droge që dyshohen të jenë të llojit “kokainë”, 740.000 lekë, 1000 euro, dy aparate celularë dhe një automjet që përdorej për shpërndarjen e lëndës narkotike.

Materialet procedurale i kanë kaluar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kavajë për ndjekjen e veprime të mëtejshme hetimore.

 



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *