• |
ide | kryesore

Kupa/ Kukësi turpëron Skënderbeun në Korçë: në finale i pret Tirana

F1, Sport, Video



Ishte një finale në lojë dhe Kukësi nuk kishte ndërmend ta lëshonte nga duart, jo pasi kishte fituar ndeshjen e parë me Skënderbeun. 1-3 përfundon në Korcë akti i dytë dhe Blutë shkojnë në finale me agregatin 5-2, që nuk lë hije dyshimi për superioritetin e treguar nga veri-lindorët që janë përqendruar tek Kupa e Shqipërisë, pasi humbën nga sytë titullin kampion. Trofeu justifikon sezonin e Bluve dhe Ernest Gjoka e ka prioritet individual, gjë që e ka treguar edhe në formacionin kurajoz ku përvec dyshes së pandashme tashmë të sulmit Shkurtaj-Reginaldo kishte nxjerrë në fushë edhe Ramën.

Goli i mozambikasit pas 19 minutash lojë, në asist të Rrumbullakut, dërrmoi psikologjikisht korcarët, që e kuptuar se kishin për të luajtur një ndeshje të gjithën në ngjitje. E në fakt, Skënderbeu ishte shumë i ndrojtur për ti futur frikën kundërshtarit, edhe pse luante në shtëpi. Bardhekuqtë kuptuan se nuk ishte dita e duhur, ndërsa Kukësi nxitoi të mbyllte ndeshjen, për të shmangur hipotezën shtesë, e mundshme deri në atë moment. Por në fakt Skënderbeu i mbyll vetë historitë, sepse në të 42 është i pafati Abazi, që i hutuar nga kërcimi i Reginldos devijon në rrjetën e tij, krosimin nga e majta.

Shehi duhet të ketë ngritur tonet në dhomat e zhveshjes, për një ndeshje të luajtur jo për cmimin që ishte në lojë, sepse korcarët e nisin me marsh të lartë të dytën dhe ngushtuan diferencën me Bregun. Këtë herë vlonjati nuk e fal mundësinë e dhënë në sugjerimin e Gripshit në të 47 dhe madje bardhekuqtë shkuan fare pranë barazimit 7 minuta më pas, por Pervan u ndalua nga akrobaci e Frashërit, që arriti ta devijojë në kënd.

Historia mbyllet këtu, sepse Rama vulosi rezultatin me golin e tretë në minutën e 58’, duke finalizuar me saktësinë e duhur, një kundërsulm të gjithin në shpejtësi, e që Dajsinani nuk mundi ta ndalë. Në finale shkon Kukësi e për atë që tregoi në të dy ndeshjet kundër Skënderbeut meritoi plotësisht biletën për në 30 maj, ku përballë do të ketë Tiranën…



1 Comment

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *