• |
ide | kryesore

Liverpool, në historinë e përmbysjeve në gjysëmfinale… E Salah e dinte

Sport



Përmbysja e madhe e Liverpool në Champions League i dërgon Reds në finale, por edhe në historinë e kompeticionit. Skuadra angleze është e treta e të gjitha kohërave që përmbys pas një humbje me tre gola diferencë, një gjysëmfinale të Champions: përpara Liverpool, ishte Panathinaikos në 1970/71 e për ironi të fatit pikërisht Barcellona, në 1985/86.

Katalanasit vuajnë ende zhgënjimin e madh: për të dytin vit radhazi (vitin e kaluar kundër Romës) dalin jashtë, pasi kishin fituar ndeshjen e parë në fazën me eleminim direkt të Champions, me tre gola diferencë. E kështu, jo vetëm Reds, por edhe Barça futet në histori, vetëm se bëhet fjalë për një rekord negativ: është skuadra e parë mes Champions League e Kupës së Kampionëve që eleminohet pas një fitore me tre gola diferencë.

E duket se aftësia e formacionit të Merseyside për të përmbysur ndeshjen ishte shndërruar në bindje për Mohamed Salah. Mungesa e tij kishte sjellë edhe më shumë pesimizëm në kampin e Reds, pas 0-3 të ndeshjes së parë. Por egjiptiani, jashtë për shkak të një traume cerebrale pësuar në ndeshjen kundër Neëcastle, besonte në përmbysje, besonte se mund të luante finalen e Champions. E atëherë mbërriti në Anfield me fanellën: “Never give up”, “Kurrë mos u dorëzo”. Një sugjerim që shokët e skuadrës e përmbushën plotësisht.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *