• |
ide | kryesore

Mandzukic, rinovim i destinuar për divorc: Juventus ka gati zëvendësuesin

Sport



Pavarësisht rinovimit të firmosur disa javë më parë, e ardhmja e Mario Mandzukic te Juventus nuk është dhe aq e qartë. Sipas “Tuttosport” sulmuesi mund të vendosë vërtetë të largohet nga Italia dhe të pranojë ofertat e pasura që kanë ardhur nga Orienti. Kroati, veç të tjerash vjen nga një sezon disi nën ton për shkak edhe të ndonjë problemi fizik, si dhe i ka dhënë lamtumirën kombëtares së tij menjëherë pas Botërorit.

Juventusi në sezonin tjetër synon të fokusohet te Kean, që shumë shpejt duhet të rinovojë kontratën deri në 2024 me një pagë prej 3 milionë eurosh në vit plus bonus. Ja pse Mandzukic, veçanërisht nëse Allegri do të largohet nga Juevntus, mund të vendosë të mbyllë aventurën e tij bardhezi. Nëse ndodh kështu, për rrjedhojë Paratici duhet të gjejë një zëvendësues të nivelit të lartë dhe ëndërra mbetet Mauro Icardi, kontaktet me të cilin nuk janë ndërprerë kurrë.

Drejtorit sportiv të Juventus prej kohësh i pëlqen shumë edhe Martial, i cili pavarësisht rinovimit të freksët, mund të largohet nga Manchester United pas mungesës së klasifikimit në Ligën e Kampioneve për sezonin e ardhshëm. Negociatat me United nuk mendohet të jenë tepër të vështira duke qenë se Djajtë e Kuq ndjekin me interes Cancelo, Douglas Costa dhe Dybala. Në këtë pikë mund të thuhet plotësisht se gjuetia për të zëvendësuar Mandzukic ka nisur.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *