• |
ide | kryesore

SHBA tërheq ambasadoren nga Ukraina, demokratët: Lëvizje e paramenduar politike

Planet



Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë tërhequr nga posti i ambasadores në Ukrainë, diplomaten e karrierës Marie (Masha) Yovanovitch-in. Departamenti i Shtetit shpjegoi se ky hap u ndërmor pas përzgjedhjes së komedianit Volodymyr Zelensky, si president i Ukrainës, pas fitores bindëse ndaj kandidatit rival, Petro Poroshenko.

Megjithatë, meqenëse mandati 3-vjeçar i ambasadores Yovanovitch  do të duhej të përfundonte më datë 20 gusht, ligjvënës nga kampi i demokratëve këmbëngulin se lëvizja është politikisht e paramenduar dhe i ka rrënjët tek zgjedhjet presidenciale të nëntorit të vitit 2016 në SHBA. Deputeti Steny Hoyer, udhëheqës i shumicës demokrate në Dhomën e Përfaqësuesve, si dhe bashkëanëtari i të njëjtit grupim politik, Eliot Engel, Kryetar i Komisionit të Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës së Përfaqësuesve, e konsideruan të pabazë argumentimin e dhënë nga Departamenti i Shtetit për kthimin e parakohshëm nga detyra të diplomates.

Mandati i ambasadores Yovanovitch në Kiev përkoi me hetimin lidhur me implikimin e mundshëm të Rusisë në presidencialet e vitit 2016, të kryer nga Prokurori i Posaçëm, Robert Mueller. Një ndër subjektet qendrore të hetimit ishte ish-kreu i fushatës së Presidentit Donald Trump, Paul Manafort, i cili fitoi miliona dollarë në këmbim të lobimit për interesat pro-ruse në Ukrainë, të lidhura me presidentin e larguar pas një kryengritjeje popullore në vitin 2014, Viktor Yanukovych-in.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *