• |
ide | kryesore

“Tanjug”: Vuçiç në Tiranë në një situatë të tensionuar nga Rama dhe Thaçi

Lajme, Të fundit



Mediat serbe i kanë kushtuar një interes të veçantë vizitës në Tiranë të presidentit Aleksandër Vuçiç në kuadër të samitit të Brdo-Brijunit. Agjencia e lajmeve “Tanjug” shkruan se kreu i shtetit serb mbërriti në Tiranë në një situatë të tensionuar politike.

Me mbërritjen në kryeqytetin shqiptar Vuçiç u takua me shefen e diplomacisë evropiane Federica Mogherini, por nuk pati deklarata për mediat. “Tanjug” shkruan se Vuçiç u prit nga protestat e organizuara nga Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit.

“Presidenti serb u Aleksandar Vucic mbërriti rreth orës 21.00 në Tiranë në një atmosferë të tensionuar, të provokuar nga deklarata e Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi që ka folur me kryeministrin Edi Rama për unifikim të kufijve të faktorit shqiptar, hapje të kufijve mes Kosovës dhe Shqipërisë dhe për bashkimin e Luginës së Preshevës.

Rama nuk ka bërë deklarata për këtë çështje, por nuk e ka mohuar edhe pse nesër do të presë liderët e procesit të Brdo-Brijunit, një platformë për uljen e tensioneve dhe bashkëpunimit në rajon” – shkruan “Tanjug. ©LAPSI.al



3 Comments

  1. I lagur i turperuar dhe kapitulluar .perball kombit shqiptare te verteres fakteve dhe historise .lideri serb paraqitet ne tirane ne menyre mafioze me dyre te mbyllura .por fatkeqsisht i zhgenjyer dhe deshtuar pse sespse keshtu eshte luajtur loja interesit me sh.qiptaret ketu e 500vite ku fillimi ishte disfavore dhe tani fundi ndryshojn pozicionet ku disfavori kalon ne anen e te padrejteve dhe favori kalon ne krahun shqiptare kete po e sjellin 2 gjera 1 interesat gjeostrategjike globale 2 bi ndja ndaj domosdoshmerise se respektimit te drejtave njerzore ne toke si domosdoshmeri e vijimit te qartesise e cila prollon gjalleri zgjillje siguri paqe shprese siguri ne toke .shqiperia po lot rolin e kalit trojes per here te dyte ne histori pas mijra vitesh .ku politikanet ne kete vend previzorisht jan si gur shahu ne vartesi te politikave dhe levizeve globale

  2. Sakrifikimi per Atdheun, pra për të ardh men we femijve te tu, e ndan njeriun Qytetar nga vemjet lehese.... thotë:

    Lojë e Madhe, nji Big thank & mirenjohje, USAs.
    Miq, e Bukura paska qenë ne fund.

    Gjsesi, Liria nuk dhurohet por fitohet.
    Për tzezen e marren tone,
    u pa.
    qe Ne shqiptarët nuk beme aq sa duhej.
    Kur do behemi me shumë Qytetare?

  3. Dy leveret thaq e ramaq mund të përdoren tani si shtupe qenefi…
    Mirenjohje SHBASe
    ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *