• |
ide | kryesore

Thaçi: Idenë e kufijve e kisha unë, SHBA nuk ka vënë “vija të kuqe”

Lajme, Të fundit



Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka komentuar edhe një herë atë që ndodhi në samitin e Berlinit. Sipas tij në këtë taklim nuk u prek fare çështja e kufijve.

“Aty nuk ka pasur as varrosje dhe as lindje të ndonjë ideje apo prezantimi të ndonjë alternative. Takimi i Berlinit ka qenë takim krejt i zakonshëm, rutinë, i dëgjimit të deklaratave të gjithë pushtetarëve që kanë qenë aty nga Ballkani Perëndimor” – tha Thaçi në një intervistë për Top Channel.

Presidenti i Kosovës këmbënul se është ai ideator i ndryshimit të kufijve.

“Unë jam ideator i angazhimit për korrigjimin e padrejtësive përmes përfshirjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit me territorin e Republikës së Kosovës në territorin aktual të Kosovës, pa u cenuar asnjë centimetër i territorit të Kosovës, duke mbetur Kosova multietnike.

Kjo është një e drejtë historike dhe unë do të insistoj edhe nesër në samit edhe në çdo samit që do të mbahet, pasi mund të ndodhë që në 10-20 vite nuk do të ketë fare më shqiptarë në atë hapësirë, ndërsa theksoj se qëndrimi i SHBA-së është shumë i qartë: nuk kanë vija të kuqe.

Mesazhi i SHBA-së është i përmbledhur në dy letrat e dërguara nga Presidenti Trump për mua dhe Presidentin e Serbisë, Vuçiç. Aty është korniza e qartë e SHBA-së për procesin e dialogut Kosovë-Serbi: nuk ka vija të kuqe” – tha Thaçi.

Deklaratën e fortë të Aleksandër Vuçiç se edhe nëse e vrisnin nuk do ta njihte Kosovën, ai e sheh për konsum të brendshëm.

“Mendoj se është një deklaratë për konsum të brendshëm, populiste. Vuçiç e di që njohjen e Kosovës e ka kusht për të ardhmen evropiane. Në emër të bashkangjitjes së Preshevës, Medvegjës dhe Bujanovcit, mendoj se si shpërblim Serbia do ta kishte të ardhmen evropiane më të afërt” – tha presidenti i Ksoovës. ©LAPSI.al



7 Comments

  1. mut stalini su thaqi,vuqiqi e edvini.ku i dihet ku i ka ngjiz keta stalin ne kenetat e maliqit apo ne qenefin e negjmijes .

  2. O legen ?!Pusho o i kapur nga serbet e ne sherbim te tyre !O maskara ?Po Vuçiç qe tha :Se ishte ideja ime,genjen ?!?!?!?!??!India te shkerdhefte fisi,pleh njeri !!!Meriton ate qe mori Esat Pasha dhe jo vetem ti por edhe kallami i gjate qe te shtyn ty,funderrina si Ti ashtu edhe Edvin palaçoja !

  3. Shqiptaret e Kosoves nuk i mungojne njerezit e ditur e te ndershem. Le ti zgjedhin ata ne drejtimin e shtetit te tyre. Nuk mund te kete zhvillim kosova me njerez medioker te paafte e te pamoralshem

  4. Mbet tu recitue vjersha ky ?
    Here shkembim territoresh, here demarkim kufijsh ,here kompromis i dhimbshem,here nuk apim edhe nji centimeter,here do marrim Presheven bujanovcin dhe Medvegjen dhe ne s apim asgja etj ……
    A asht ne vete ky apo si?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *