• |
ide | kryesore

Trump do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban

Planet



Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka bërë me dije se javën e ardhshme më datë 13 maj, do të mirëpresë në Shtëpinë e Bardhë, kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban-in. “Duke marrë parasysh lidhjet e hershme midis SHBA-ve dhe Hungarisë, presidenti dhe kryeministri do të diskutojnë mbi mënyrat për të thelluar bashkëpunimin në një varg çështjesh, përfshirë tregtinë, energjinë dhe sigurinë kibernetike.”- shkruhet në njoftimin e Shtëpisë së Bardhë.

Në fokus të tryezës së bisedimeve do të jenë përpjekjet për të përmbushur detyrimet dhe përgjegjësitë në fushën e sigurisë kombëtare të vendeve respektive, si udhëheqëse të vendeve anëtare të Organizatës së Atlantikut të Veriut.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *