• |
ide | kryesore

Udhëtim në çift falas dhe oferta për gjithcka nevojitet për pushime

Arkiva, Stil



Për të gjithë ata që kanë nisur të planifikojnë që tani pushimet verore apo që janë në mëdyshje se ku të shkojnë, çfarë të marrin me vete, si të vishen dhe të jenë të kohës, etj, tashmë ka një zgjidhje që i lehtëson të gjitha këto.

“Gjithçka për të gjithë, dhe ne kohen e duhur”, kjo është moto e iniciativës që është marrë për të nxitur planifikimin në kohë të pushimeve tona. Nëse planifikojmë në kohë, jo vetëm që kemi më shumë opsione destinacionesh të arritshme, por kursejmë, përfitojmë çmime më të lira nga prenotimet e bëra paraprakisht, kemi më pak kokëçarje sepse organizohemi në kohë por edhe aplikojmë për leje në kohë, duke patur avantazhin e zgjedhjes së datave.

Për pushime sa më të mira, nevojitet jo vetëm zgjedhja e paketës dhe destinacionit, por edhe bagazhet, veshjet, lodrat për fëmijë, sandalet apo pantofolat e plazhit etj. Të gjitha kërkojnë impenjim, ndaj për të lehtësuar dhe për ta kthyer në një kënaqësi të gjithë përgatitjen e pushimeve të verës, për herë të parë në Shqipëri do të organizohet një aktivitet, ku gjithçka për pushimet do te jetë jo vetëm nën të njëjtën “çati”, por edhe në kushte të favorshme kundrejt çmimeve që do të vihen në dispozicion.

Por si çdo gjë speciale, edhe ky event do të zgjasë pak.

Në datat 10- 12 Maj, në QTU do të organizohet fushata “Ditët e Pushimeve”, ku qendra do të jetë destinacioni kryesor për blerjet e pushimeve për stinën verore të këtij viti.

Në QTU gjatë këtyre ditëve do të ofrohen një sërë aktivitetesh për të gjithë klientët, aktivitete të cilat kanë për synim t’i përfshijnë të gjithë të pranishmit në një atmosferë ndryshe, ku gjithçka është e konceptuar dhe servirur në shërbim të pushimeve.

Nisur nga sa më lart, të gjitha dyqanet do të jenë me oferta për këto ditë, oferta të cilat do të jenë të dedikuara për artikujt dhe veshjet e pushimeve. Pra koleksioni i ri, veshjet dhe produktet që lidhen me stinën e verës do të jenë me çmime speciale fundjavën në vijim. Ndaj është moment unik duke qenë që koleksionet e reja sapo janë prezantuar dhe uljet nuk janë fort të zakonta në këtë moment të vitit.

Risi tjetër është edhe fakti që ofertat nuk do të jenë vetëm në artikujt e dyqaneve por dhe nga operatorët turistik më të mëdhenj në vend, të cilët do të jenë të pranishëm në QTU me përfaqësuesit e tyre për të hartuar oferta dhe paketa të dedikuara për klientët.

Pjesëmarrja e operatoreve turistik do të vendosë në dispozicion të klientëve një seri destinacionesh për të planifikuar pushimet me çmime speciale, të cilat do të aktivizohen ekskluzivisht për klinetët e qendrës dhe vetëm në datat 10-12Maj.

Destinacionet që do të ofrohen janë nga ato brenda vendit, duke përfshirë këtu edhe eksperienca të ndryshme që vendi ofron, nga ato të sportit, kulinarisë, turizmit kulturor, historik etj, destinacionet në vendet e rajonit, në të gjithë shtetet e Evropës dhe sigurisht edhe destinacionet speciale, ato në kontinentet më të largëta, të cilat ofrohen jo vetëm me çmime speciale gjatë këtyre datave, por dhe të planifikuara në detaje nga udhëtimi, qëndrimi, eventet argëtuese, nga agjencitë turistike më të njohura në vend.

Dhe si perherë, klientët besnikë të qendrës do të shpërblehen, me një udhëtim falas në destinacionin e mrekullueshëm turistik të Capadoccia-s. Udhëtimi do të ofrohet nga AS Travel dhe përfshin gjithçka për një udhëtim në çift në destinacionin e momentit të Turqisë.

Të gjithë blerësit që do të shpenzojnë në dyqanet e QTU deri më 31 Maj, do të kenë mundësinë të bëhen pjesë e shorteut për të fituar udhëtimin për dy persona, me çdo gjë të përfshirë.

Në datën 31 maj në ora 19:00 do të shpallet fituesi i udhëtimit dhe jeni te mirëpritur te merrni pjese gjate hedhjes se shortit.

QTU menaxhohet nga Acrem që është pjesë e Grupit Balfin, grupi më i madh dhe inovator i investimeve në Shqipëri dhe një ndër më të mëdhenjtë në rajon. (artikull promocional)



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *