• |
ide | kryesore

Video/ Messi ‘sulmohet’ nga një grup tifozësh në aeroport: truproja eviton sherrin

Sport, Video



Stuhia në shtëpinë e Barcellona nuk ka kursyer as një legjendë si Lionel Messi. Sipas ‘Mundo Deportivo’, në fakt, ka patur momente tensioni në mbrëmje vonë në aeroportin e Liverpool mes Pleshtit e disa tifozëve katalanas të nervozuar. Gjatë kontrollit të sigurisë një grup tifozësh ka kritikuar kapitenin për eleminimin, duke shkaktuar reagimin e Messi që i ka përballuar me tone të larta e vetëm ndërhyrja e stafit ka evituar që incidenti të degjeneronte.

Nervozizmi e zhgënjimi janë një përzierje e frikshme që të bën të thuash gjëra të pamenduara. Ky është rasti i këtyre tifozëve të Barcellona, që kanë bërë komente të shëmtuara ndaj lojtarit më të rëndësishëm të historisë së klubit. Vetë Messi, një nga pak që mund të shpëtojnë fytyrën nga katastrofa e Liverpool, ishte ende i tronditur në fytyrë e vetëm ndërhyrja e besnikut të tij Pepe Costa ndaloi përplasjen të shkonte përtej fjalëve.




Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *