• |
ide | kryesore

“Bomba” e Kryemadhit: “Mogi” puthet në buzë me Ramën

Lajme, Të fundit

Në një lidhje direkte me emisionin “Të Paekspozuarit” në News 24, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi hodhi mjaft akuzua mbi qeverinë Rama. E pyetur mbi vlerësimin që Përfaqësuesja e lartë për politikë të Jashtme në BE, Federica Mogherini i bëri reformës në drejtësi, ajo tha se nuk habitej nga vlerësimet e “Mogit” siç e quajti ajo, ndërsa shkoi më tej kur tha se ajo “puthet në buzë me Ramën”.

“Kush mo Mogi? Nga data 23 deri më 26 maj ajo nuk është më, bëhen zgjedhjet. Unë nuk pres vlerësime negative nga ajo që nuk tha asnjë fjalë për kanabizimin e vendit, për vjedhjen e zgjedhjeve. Unë pres të puthet në buzë me Edi Ramën siç është puthur dhe vazhdon të puthet. Kanë shumë të përbashkëta siç kanë dashurinë për Rusinë”, – tha Kryemadhi.

Më tej, Kryemadhi tha se Rama është i rrëzuar, ndërsa e akuzoi atë se përdor ambasadorët e Shqipërisë për të shantazhuar gazetarët e huaj.

“Edi Rama është i rrëzuar por mos harroni kë keni përballë, një kriminel të strukturuar me ambasadorë të Republikës së Shqipërisë që janë ambasadorë të Edi Ramës. Ambasadat shqiptare në Europë kudo ku ka artikuj në media kundër qeverisë shkojnë deri aty sa edhe firmën e ambasadorit e përdorin për të shantazhuar gazetarë në media të ndryshme, qofshin këto latine apo anglosaksone. Kam unë e-mailet e mia…do t’i nxjerr, ka austriakë, ka francezë ka sa të duash” – tha Kryemadhi.

13 Comments

  1. Mbas tan leprit,kete nuk e puth me njeri dhe tani si femer qe eshte ka inate qe mogerini puth ramen dhe ku eshte e keqja ketu o mona,njerzit me mire te puthen se shajne kot si ty o mona

  2. e ca te keqe ka se u puthen? ti fusi dhe ndonje loqe, per te miren e atdheut. u be xheloze kjo shurra se sja var njeri. sa anadollake qe eshte, imagjino ti lesh shtetin ne dore kesaj funderine.

  3. Përgatitja e Supës së Paçes në Shtëpi
    Përbërësit
    1kg mish koke me kocka

    1 filxhan kafeje uthull

    1 kokërr hudhër

    erëza, kripë

    3-4 lugë gjelle yndyrë

    1 lugë gjelle miell

    piper të zi sipas dëshirës

    ½ lugë gjelle salcë domate dje pak spec të kuq

    Përgatitja
    Kokat pastrohen, priten dhe vihen në ujë të ftohtë e të rrjedhshëm me qëllim që të pastrohen.

    Vihen në zjarr me ujë të ftohtë dhe kur fillojnë të marrin valë u hiqet shkuma, pastaj largohen nga zjarri i fortë dhe lihen në zjarr të ngadalshëm duke u hedhur brenda qepë, karrota, selino dhe kripë.

    Pasi të kenë zier hiqen nga lëngu, qërohen nga kockat dhe mishi pritet në copa të vogla.

    Në një tenxhere tjetër hidhet yndyra, lihet tue nxehet, pastaj shtohet mielli, përzihet me lugë druri derisa të marrë ngjyrë të errët.

    Hidhet salca, shtohet lëngu ku kemi zier kockat, pastaj mishi, pak spec i kuq dhe lihet të ziejë në zjarr tue ngadalshëm, i hedhim kripë dhe piper.

    Kështu paçja është gat

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike.

Kthehu