• |
ide | kryesore

Gafat/ Si u kthye parlamenti në sallë estrade (Video+foto)

Arkiva, Kryesore



Fanatikët që shikonin për çdo javë parlamentin, tani kanë një arsye të jenë më të gëzuar, sepse arena ku ata shijonin tragjedinë epike me grushta, shkelma, vezë e bojë të zezë është shndërruar në një skenë komike ku mund të shkrihesh gazit. Edi Rama që prej gjashtë vitesh  ka tentuar ta kthejë në platformë gajasëse çdo tubim politik duke u shfaqur me shallvare dhe batuta në një klloun që kërkon spektatorë, tani është shndrruar në vëzhguese sepse rekordin e tij po e thyejnë të tjerë.

Vetëm seancën e së mërkurës ndodhën disa gjëra që edhe sikur të kishin ngjarë në harkun e katër viteve do të qenë të mjafta ta telendisnin parlamentin.

Lajmi i parë është se deputeti demokrat Myslym Murrizi që mediat e majta e kanë tallur për një kohë të gjatë për anafalbetizmin në të shkruar dhe për dialektin e theksuar myzeqar u gradua nënkryetar i parlamentit të Shqipërisë një post që dikur e kanë mbajtur Pjetër Arbnori, Jozefina Topalli, apo Namik Dokle nga e majta.

Résultat de recherche d'images pour "Myslym murrizi kuvendi"

Lajmi i dytë lidhet me futjen më në fund në parlament të politikanit legjendat Kujtim Gjuzi. I shndërruar në hit përmes videove në You Tube dhe intervistave të dhëna kohët e fundit në televizione” Gjuzi u shfaq në oborrin e parlamentit në këpucë të kuqe dhe me orën e ndryshuar “Atlantik”, simbolin përkatësisë perendimore dhe pro Natos, sipas tij.

Lajmi i tretë është sa tragjik po aq edhe komik bashkë. Rudina Hajdari që me sa duket fjalimet i përkthen nga anglishtja sepse nuk di se ç’ndodh në vend, i preu fjalën guvernatorit të bankës për ti bërë një propozim të veçantë parlamentit: “Mbajtjen e një minute heshtjeje për tre heronjtë e ushtrisë shqiptare që mbetën të vdekur në Letoni”. Dhe kur me dashamirësinë që i karakterizon kundërshtarët e saj socialistë këmbëngulën ta korrigjojnë, se nuk janë tre por vetëm një grua, Zarife Hasanaj, Shefja e opozites se re, bashkakryetarja e komisionit te reformes, vazhdonte lexonte dhe thoshte jo janë tre (shiko videon) dukë dëshmuar se as nuk e kishte idenë se çfarë e kishin gritur të lexonte.

Dhe si për ti dhënë dërmën gjithçkaje u ngrit dhe një kandidat për deputet, Indrit Hoxha, i cili kishte pasur disa takime me ambasadën më të fuqishme në vend për ta bindur se duhej bërë pjesë e opozitës së re dhe serioze dhe kreu një akt të paparë në 30 vite parlament pluralist: kur duhet të bënte betimin në sallë, u betua se nuk do të shkelte në atë parlament të krimit (video poshtë).

Në këtë derexhe që shpërfaqi këtë të mërkurë, parlamenti shqiptar nuk ka qenë kurrë. Por ndoshta ky qe fundi i pritshëm për një politikë që prej disa vitesh konsiderohet si spektakël.

©Lapsi.al

 



11 Comments

  1. Lista e lul bashes….. o lul dhe hitleri me enverin te ktheheshin mbrapa ne kohe do permirsonin ndonje gje…. kurse ti ……

  2. Luli dhe Likja i vune ne lista sa per sy e faqe dhe per te mbushur numerin, por Rama e beri realitet. Mos kerkoni fajin ke Luli o truthare por tek Kadri Dylberi. Kur do zgjoheni nga gjumi o milet kamkum

  3. keshtu eshte kur i nxjerr ne treg listat. do i vesh sipas ofertave qe mer. keto jan listat fituaese te lylzim bashes qe tani na can karin ne te tjereve sikur ja ka fajin Rama per keta qe ka zgjedhur. u mori leket ketyre e tani u thot mos hyni ne parlament. ata kishin paguar per kete pun. per te mos fol per ata te lsi qe nuk tha njeri jo se dua mandatin. nje tuf mercenaresh halabak pa ide e pa moral. krahasone kete parlamentin e sotshem me ate te 100 viteve me pare, ku ishte fan noli, luiq gurakuqi, avni rustemi, e ku e ku sa njerez te hajrit. Konica ka then; Shqiperia eshte nje komb qe ka shpetuar nga rastesia, qe e ben idelaistet e patriotet e qe do ta shkaterrojn politikanet. e dinte ai se ne ne mentalitet nje mut jemi si ateher ku 96% e popullit ishte analfabet. edhe tani jemi totalisht analfabet ne mentalitet, no rroft fb, ista iphone, sa per imazh e sa per sy e faqe, po truri fyell.

  4. Çdo popull ka qeverine qe meriton! Per keto karagjoz kane votuar ky popull e tani une nuk di se kush eshte me qesharak keta deputet apo votuesit e tyre?

  5. Perse qenka kthyer parlamenti estrade? Keta qe ty te bejne per te qeshur jane dy persona nga familje te perndjekura nga komunizmi krimet e te cilit nuk jane denuar dhe sot pas 30 vjetesh e nje perfaqesues i denje eshte ne drejtim te parlamentit , nje vajze (qe beri gafe aspak per te qeshur) qe i eshte vrare i ati nga po keta dhe nje demokrat qe u be nenkryetar i ketij parlamenti qe eshte thjesht lajm e jo gafe apo cudi . Mos e ul kaq shume nivelin nese shkruan vete ose ngri pak nivelin e atyre qe ke punesuar te Lapsi. Respekte gjithesesi per linjen opozitare qe ke mbajtur ne pergjithesi prej kohesh.

  6. Edhe depuleshet e opozites fasade
    Si te gjithe edhe ato duan te hajne,
    S’ka gja,edhe pse bajne estrade
    Fali Zot se s’dijne cfare bajne!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *