• |
ide | kryesore

Idea fikse e Ancelotti është Ilicic: ka vetëm një problem në tratativë..

Sport



Tek Napoli është koha për merkato dhe nuk ka kohë për të humbur. Në listën e gjatë të emrave që trajneri i Napolit, Carlo Anceloti, po harton, është edhe talenti i Atalantas, Josip Iliçiç. Sipas Corriere dello Sport Iliçiç ka përfunduar në planet e Napolit. Ancelotti është duke vlerësuar të ardhmen e skuadrës së tij dhe i pëlqen shumë Ilicic, që vlerësohet edhe nga Davide, djali i Ancelotti dhe zëvendësi i tij. Nëse Davide është vlerësuesi më i zjarrtë për subjektin në fjalë, Carlo nuk është më pak.

Aq më tepër që klubi i kaltër ka vendosur prej javësh një vëzhgues fiks në ndeshjet e Atalanta: për të parë Iliçiç, Zapata, por dhe Castagna. I vetmi problem që lidhet me Josip? Mosha: 31 vjeç i ka mbushur në janar. Një pengesë për atë që lidhet me parametrat e Napolit duke marrë në konsideratë që linja është gjithnjë ajo e investimit tek të rinjtë. Por një si ai, ndoshta, mund edhe të prishë edhe zbatimin e rregullave.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *