• |
ide | kryesore

Koreja e Veriut vijon testet bërthamore, Washington-i në panik

Planet



Koreja e Veriut vijon me testimin e armëve bërthamore, një javë pasi lëshoi një raketë me rreze të shkurtër veprimi në drejtim të Detit të Japonisë. Agjencia koreano-jugore e lajmeve ka bërë me dije se autoritetet shtetërore përkatëse po analizojnë detajet e këtij veprimi që vjen në vazhdën e politikës së jashmte agresive dhe të paparashikueshme të liderit suprem të Koresë së Veriut, Kim Joung Un-it.

 

 

Në optikën e ekspertëve të politikës ndërkombëtare, hedhja më e fundit e një rakete nga një lokacion në veriperëndim të kryeqytetit të Phenian-it, është në funksion të përpjekjes së vazhdueshme të Koresë së Veriut për të shtuar presionin mbi Shtetet e Bashkuara të Amerikës pas Samitit të dështuar vietnamez.

Testimi i armëve bërthamore nga Koreja e Veriut është kthyer tashmë në një “rutinë”, në kushtet e mungesës së arritjes të një marrëveshjeje çnuklearizimi, apo të një pakti që do të garantonte rishkimin dhe lehtësimin e sanksioneve të SHBA-ve. Ndërkohë, një zyrtar i lartë amerikan ka mbërritur në Korenë e Jugut për gjetjen e një zgjidhjeje që do t’i jepte fund matjes së forcave në shërbim të sigurisë ndërkombëtare.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *