• |
ide | kryesore

Kronologjia/ Si ka luajtur Rama me kufijtë e Kosovës?

Arkiva, Kryesore



Ditët e fundit, pas samitit të Berlinit, gjithnjë e më shumë po shtohen zërat që e përfshijnë edhe kryeministrin shqiptar Edi Rama, në pazarin okult të coptimit të Kosovës. Homologu i tij kosovar Haradinaj, megjithëse mori mbi shpinë etiketimin e një “budallai që e njohin shumë më tepër sesa banorët e lagjes së tij” (ashtu sikurse bën kryerilindasi sa herë gjendet në vështirësi), këmbënguli se Rama ka qenë pjesë e planit për ridizenjimin e hartave mes Vuçiçit dhe Thaçit.

Mediat kundër marrëveshjes shkuan edhe më tej, duke zbuluar një intervistë në tetor të Kryetares së Komitetit serb të Helsinkit, Sonja Biserko, që pohonte po të njëjtën gjë.

Pak a shumë të njëjtin opsion ka mbrojtur edhe ish negociatori për ballkanin, Karl Bild (lexo poshte) i cili kur e kundërshtoi që në gusht të vitit të shkuar propozimin e presidentit Thaçi, në një shkrim në Washington Post, theksoi se gjatë një bisede Rama i pat thënë se qe i hapur ndaj kësaj ideje.

Thirrja e Carl Bild: Ndryshimi i kufijve mund të provokojë gjakderdhje

Po si qëndron e vërteta në një kohë që mbrojtësit e Edi Ramës i mohojnë publikisht këto fakte? Sa ka qenë kryeministri i Shqipërisë i ngërthyer në këtë aventurë?

Po të lexosh me vëmendje qëndrimin zyrtar të qeverisë së Tiranës, ai duket korrekt dhe i matur. Formula është e përcaktuar me kujdes: “Shqipëria mbështet një zgjidhje që ka konsensus mes palëve në Kosovë dhe një marrëveshje që mbështetet nga BE dhe Bashkimi Europian.

Nëse i referohesh këtij qëndrimi gjithçka është ok dhe Tirana duket jashtë kulisave me vizatime hartash që janë skicuar në Bruksel apo Romë.

Por, shpesh herë Edi Rama e ka kapërcyer këtë formulë korrekte duke u renditur edhe publikisht në mbështetje të tezës së ndryshimit etnik të kufijve (lexo në shkrimet poshtë si ishte konceptuar ajo, sa merrte Serbia dhe sa Kosova).

Skenarët/ Si do të ndahen kufijtë mes Serbisë dhe Kosovës (hartat)

Le Monde publikon planin. Kufijtë e rinj mes Kosovës dhe Serbisë

Hera e parë që ai e hodhi këtë hap, qe një muaj e gjysëm pasi Hashim Thaçi e bëri publik qëndrimin e tij.

Në mesin e këtij gushti, Rama u shfaq në emisionin “Open” të Eni Vasilit ku çuditi me qëndrimet e tij.

Pavarësisht se këmbënguli disa herë se ishte shpejt që ai të prononcohej: “Kjo ende nuk është një platformë por vetëm një ide, ndaj unë nuk mund të përgjigjem”, ai lëshoi edhe fraza që do të mbahen mend gjatë.

Ai në një farë mënyre konfirmoi zërat se ishte pjesë e asaj marrëveshjeje që do të coptonte Kosovën, pjesa e mbetur e së cilës do të bashkohej në një Shqipëri më të madhe. “Pse nuk flisni për mundësinë e bashkimit kombëtar”, “kjo mundësi mund të mos na jepet më edhe për 30 vjet”, shtoi ai. Rama këmbënguli se “në mendimin tim SHBA është pro marrëveshjes” (lexo poshte) duke zgjedhur vetëm argumenta që shkonin në favor të saj.

Deklaratë e fortë e SHBA-ve: Thaçi dhe Vuçiç kanë mbështetjen tonë

Por, kulmin kryeministri shqiptar e arriti duke bërë në këtë intervistë, atë që s’do ta kishte imagjinuar kurrë ta nxirrte nga goja më parë. Në prill 2018, ai i pati premtuar Angela Merkelit në një takim në Berlin se ai qe kundër aventurës së shkëmbimit të kufijve, por kur u pyet në “Open” për divergjencat me kancelaren ai guxoi: “Merkel mund të jetë kundër, por këtu flasim për atdheun tonë dhe jo për atë të kancelares”.

Tre muaj më pas, ai vazhdoi në të njëjtën rrugë. Gjatë vizitës folklorike në Prishtinë dhe në Pejë, Rama doli hapur në mbështetje të presidentit Hashim Thaçi që ishte vënë në syrin e ciklonit pikërisht për shkak të lojës okulte të shkëmbimit të territoreve që po bënte me Vuçiçin. Rama, natyrisht nuk e përkrahu publikisht idenë, por sulmoi të gjithë kundërshtarët e Hashimit me shprehjen tashmë të famshme: “Kush i thotë Thaçit tradhëtar vetë është gomar”.

Rama në krah të Haradinajt: Kush thotë që Thaçi është tradhtar është gomar

Ndërsa në fillim të këtij viti, ai doli pothuajse hapur me planin e tij kur shkarkoi nga detyra ministrin e jashtëm Ditmir Bushati, që kishte mbajtur të njëjtin qëndrim si Merkel, për hapjen e kutisë së Pandorës, duke e zëvendësuar atë me Gent Cakajn.

Pra për më shumë se gjysëm viti kryeministri shqiptar ka bërë gjithçka ka pasur në dorë në qëndrimet publike (përveç bisedave dhe angazhimeve private) për ta shtyrë përpara projektin e ndryshimit të kufijve në baza etnike.

Dhe qëndrimet e tij qenë të njëjta deri në momentin kur edhe vetë Hashim Thaçi filloi të zbusë tonet dhe të flasë për ndryshime të vogla të vijës kufitare si ato që Kosova bëri gjatë demarkacionit me Malin e Zi. Pas kësaj, Edi Rama u kthye sërish tek teza korrekte zyrtare se Tirana mbështet çdo zgjidhje që e pranon Kosova dhe që e mbështesin SHBA dhe BE.

Por, pavarësisht nga kjo, në rrugën 10 mujore të aventurës për ndryshimin e kufijve, Edi Rama nuk ka lënë pak gjurmë. Ai e ka përkundur në ëndrra këtë ide, nga e cila priste një bashkim të mundëshëm me Kosovën si të vetmen shpresë për të hapur një cikël të ri personal në politikë.

©Lapsi.al



11 Comments

  1. Fjale fjale fjaleeeeeeeeeeeeee ore shkullak qe rri rri dhe cukit ndonjehere,nuk do te vij shansi qe ti krahasosh shitjen e shqiperise qe kane bere enveri me shen naunin me dokumenta,shitjen e detit nga salihu dhe lulu me dokumenta dhe rames qe vetem ka pritur cfare do thone te medhejt,por vila te ka kushtuar shume o shkullak duhet shlyer ajo

  2. Komunistet kane nje te mire, nuk dorezohen para asgjeje. Edhe kur i thua qe si qe ke perpara eshte gomar, mundohen te ta mbushin mendjen se perpara ke nje gjel qe ben veze dhe qe kendon vetem ne darke. Shikoni p.sh. kete te paemrin e ores 17:31, nga dashuria e madhe qe ka per babain ideologjik te komunizmit shqiptar, ngaterron Shen Naumin qe iu dha jugosllaveve nga Zogu, por po ta pyesesh se cila eshte rendesia e Shen Naumit, sa eshte siperfaqja e tij dhe sa eshte popullsia e Shen Naumit, as qe ia ka idene dhe, duke qene shume i lexuar ne kete fushe e me mendje te fiksuar tek nje person, harron tradhetine e madhe qe iu be Kosoves pas luftes dhe se si iu shit ajo serbeve per dy fabrika per prodhimin e litareve te kerpit (po te lexoje librat e idhullit te tij e gjen kete fakt. Me e leqja eshte se i gjithe ky dezonformim behet per nje page prej 200 euro ne muaj

  3. Më kryesorja në diskutimin për këtë “marëveshje për ndryshim kufijshë” , është pikërisht fakti i mungesës së transparencës për këto bisedime.
    As Thaçi e as Rama nuk i kanë bërë publike planet e fshehta që janë diskutuar me Vuçiçin në mbështetje të Mogherinit. Nëse rishikimi i kufijve ndërmjet Serbisë e Kosovës do të ishte në interes të kombit shqiptar, ashtu siç e komenton miku i Stanishiqit, Baton Haxhia e Thaçi me Ramën, atëhere pse nuk i bënin publike këto plane edhe me detaje konkrete ?
    Vuçiçi tek e fundit e pati “ndershmërinë” ta pranonte publikisht, se plani i tij ishte në interes të Serbisë e bile edhe nëse do të realizohej, ai nuk do të pranonte kurrë sa të ishte lider, pamvarësinë e Kosovës.
    Pra me deklaratën e tij publike, bie poshtë mashtrimi se duke i dhënë Serbisë disa pjesë të Kosovës, Vuçiçi do të njihte pamvarësinë e saj.
    Së dyti dhe më e rëndësishmja.
    Janë bërë e vazhdojnë të bëhen midis shteteve fqinje të pamvarura, bisedime për regullime të vogla kufijshë që zgjasin edhe me dekada. Ama vetëm kur shtetet janë në pozita të barabarta si vende antare të OKB.
    Por si mund të bëhen bisedime të tilla me një shtet që edhe me Kushtetutë e ka përcaktuar se Kosova është pjesë teritoriale e saj ?
    Pas çdo lufte në historinë e botës, është e para herë që shteti humbës i luftës dikton kushtet mdaj shtetit fitues.
    Do të kishte qenë normale që Serbisë nga shqiptarët e komuniteti ndërkombëtar, ti kërkojnë pasi ajo humbi luftën, rishikimin e kufijve të ish “krahinës autonome”, duke i bashkuar kësaj krahine tashmë një shtet i pamvarur, edhe teritoret e banuara me shqiptarë të Luginës së Preshevës por kush e ka dëgjuar Vuçiçin që ta përmendë gjëkundi Preshevën ?
    Pakica kombëtare ka në të gjitha vendet europiane deri në mbrendësi të teritoreve të tyre, po në cilin vend europian është shpërblyer agresori me ndonjë “plan Ahtisari” që këto enklava kolonësh të administrohen nga një shtet tjetër ?
    U quajt marëveshja e Dejtonit për krijimin e një shteti të përzjerë boshnjako-serbo-kroat, si një arritje e madhe e dipllomacisë ndërkombëtare. Por çfarë rezultatesh reale të sigurisë në Ballkan krijoi ky shtet i sajuar qoftë edhe midis tre etnitetesh sllave ?
    Thjeshtë u rikrijua një mini Jugosllavi e vogël me rrezikun e përhershëm të ndarjeve konfliktuale.
    Është trajtuar me hipokrizi si fitore e madhe që pas kaq shumë vitesh, Maqedonia pranoi kërkesën e Greqisë që ta ndryshonte emrin e të quhet Maqedonia e veriut. Pretendimi i grekëve ishte se duke pasur Greqia një krahinë me këtë emër, shteti i Maqedonisë mund të rrezikonte Greqinë.
    Por kush naiv mund të besojë që Greqia një shtet tre herë më i madh dhe me mbështetje ndërkombëtare do të rrezikohej nga Maqedonia e vogël ?
    Përkundrazi , tani që ajo quhet Maqedonia e veriut, mund të përballet dikur me rrezikun që Greqia ta gllabërojë duke e bashkuar me Maqedoninë e jugut..
    Ndërkaq dihet historikisht se vetë emri Maqedoni dhe etniteti antik i maqedonasve, nuk ka pasur asnjë lidhje si me grekët, ashtu edhe me sllavët, po ishte një nga fiset ilire të këtij Gadishulli kur në këto teritore nuk kishte shkelur akoma asnjë këmbë sllavi, e Aleksandri i madh veç Greqisë kishte pushtuar teritore deri në thellësi të Azisë.
    Jo vetëm historianët e lashtë grekë, por edhe historianët grekë të kohëve moderne të para një shekulli, e quanin maqedonasin e madh, “Aleksandër pushtuesi” të Greqisë.
    Sigurisht që do të ishte marrëzi që kufijtë e përqëndrimeve etnike të sotëm në Europë e në botë, ti mernim si baza krijimi shtetesh nisur nga historia e antikitetit pasi njerëzimi në mijra vite ka lëvizur vazhdimisht .
    Por le ti kthehemi pretendimeve serbe për veriun e Kosovës mbështetur me historinë mesjetare të pushtimeve të mbretëve serbë.
    Nuk po pretendojnë shqiptarët që të rikthehen në tokat e tyre të të parëve të pastruara me dhunë etnikisht deri në Nish, ama nuk ka sepse të lëshojnë më hapsira teritoriale të tjera, qoftë edhe shumica të sajuara etnike me dhunë si Kosova e veriut.
    Kufijtë e “krahinës autonome” Kosovë e Metohi , sot shteti i pamvarur i Kosovës, nuk u pyetën shqiptarët për tu përcaktuar, po këtë përcaktim e bëri qeveria e ish Jugosllavisë. Nëse do të ishin pyetur ata, edhe Lugina e Preshevës do të ishte pjese e “krahinës”.
    Nëse dipllomacia europiane nuk do ta kishte bërë copëtimin e teritoreve të banuara me shqiptarë, ashtu siç u bë padrejtësisht në 5 shtete, sot do të kishim një Shqipëri reale (jo të madhe siç abuzohet), por normale që do lillonte që nga Tivari deri në Janinë e nga Mitrovica, Shkupi në Çamëri.

  4. KY I paemer qeka rrot mullini si cuni Fariut.Komenti me I gjate se artikulli.Shkuloqja Ben zbulime.

    1. dedektiv ty ka fajin kokaina ty e rames qe JASTEKU GRISELDA ju duk femij nent muaj,palla e ilirit ne lalz bllok hajni dhe avioni mushkonj.tash ik merr racionin e radhes ne qenefin negjmije ku esht lind e ngjiz rama me mut stalini e shurr milladini.

  5. O mucnano o dijetari salihut,lexo me shume dhe do e kuptosh shitjen e enverit,por kur te perdhunon salihu nuk behesh me njeri,dhe kur vjen shitja me dokumenta te detit te greket per nuk ke lexuar asgje o te qifte salihu mamin se e meriton

    1. i pa emer e me mut ne tru si rama as mashkull as femer-te perdhunoi stalini 55 vite e milladini,mugasha e mao ce duni enveri e spiro koleka ,kristaqi e gjinushi dhe thoje edhe nje her per parti e per enver,e lere te te palloj vuqiq,nikoliq,daciq per 25 vite ty e ramen e ju te ngopeni.ik tash rracionin e radhes me mut frroku,roshi,doshi e fitove.

  6. Ky Stalin qe perdor emrin e .ari nuk ka te ngopur me mutin qe i japin per dite shpellaret e salihut tani ka filluar te haje dhe mutin e luluse,kur te mbaroje dhe ky fillo ha dhe ate qe dhjet rama,po nuk te mjafotoje shko te likja dhe ne fund kalo dhe te mona ose grida

  7. O shpellare te salihut lexoni intervisten e thacit ku flet flet per kryekriminelin vrasesin e kombit shqiptar salih RAM berisha,te kuptoni dhe ju shpellare kush ka qene dhe eshte ky bastard qe na e la peshqesh Ramiz Alia me ndihmen e serbise,lexim te mbare

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *