• |
ide | kryesore

Mbeti e vrarë në Letoni, trupi i efektives mbërrin në Shqipëri

Lajme, Të fundit



Familjarët e Zarife Hasanajt, kanë dalë të presin në aeroport trupin e pajetë të saj, duke mbajtur veshur bluze të zeza me një foto të stampuar të 32 vjeçares.

Në orën 13:05 avioni me trupin e pajetë të efektives së FA-ve ka mbërritur në tokën shqiptare. Në Rinas kanë dalë ta presin edhe personalitete të politikës dhe Forcave të Armatosura. Efektivja e FA-ve Zarife Hasanaj humbi jetën mëngjesin e 6 majit pas shpërthimit të një mine në Letoni. Nga shpërthimi janë plagosur rëndë komandanti i kontigjentit, Major Klodian Nikolla Tanushi dhe më lehtë Rreshter Julian Xhevat Kapaj. Efektivët e FA, pjesë e grupit xhenier për demontimin e minave, po marrin pjesë në misionin e NATO-s në Letoni për demontimin e minave luftarake.



2 Comments

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *