• |
ide | kryesore

Një finale angleze në Champions: Liverpool e Tottenham skuadrat e përmbysjeve dramatike

Sport



Champions League 2018-19 po kthehet në edicionin më të jashtëzakonshëm të kompeticionit, me rezultate të papritura, përmbysje historike, përfaqësime epike dhe një përballje britanike në finale. Liverpool e Tottenham dy skuadrat imrpesionuese, sidomos në fazën me eleminim direkt janë gati të sfidohen tashmë në Wanda Metropolitana të Madridit, pasi kanë provuar se dinë të vuajnë, të fitojnë, të përmbysin, të japin spektakël, e cfarë është më e rëndësishmja… kanë zemër dhe e vendosin në fushë.

Liverpool ishte i eleminuar në mendjen e të gjithëve, pas 3-0 në Camp Nou, në gjysëmfinalen e parë kundër Barcelonës. Katalanasit ishin djegur një vit më parë nga përmbysje drithëruese, pasi kishin fituar të parën me tre gola diferencë, ndaj ishte e paimagjinueshme rikthimi i historisë në Anfield Road. Pastaj, si për ti shtuar dozën e tensionit, Klopp u mor me impiantin spanjoll, që u kthye në një ironi të vërtetë pas disfatës së parë….

Por se gjithnjë ka një por, Reds treguan forcë karakteri, dinjitet por mbi të gjithë kualitet, duke dërrmuar blaugrana në kthim me katër gola, që i hoqën spaletat Messit e të tjerëve, duke rikthyer në finalen e dytë të Champions skuadrën e Klopp. Dy gola të Wijnaldum, e dy të Origit bënë të harrohej një gap i madh, emblematic, të krijuar nga mungesat e Salah e Firmino. Kush do të kishte imagjinuar se pa dy lojtarët e mëdhenj, anglezët nuk do të bënin performancën e jetës, duke flakur jashtë Valverde, që tani duhet të shohë edhe të ardhmen, më në diskutim se kurrë.

Në finale është Tottenham, një kundërshtar i njohur, por kurrë më parë në këtë fazë të Champions. Për faktin e thjeshtë se skuadra e Pochettino shfaqet këtu për herë të parë në histori. Londinezët, të mundur në ndeshjen e parë, ishin me pak shanse, edhe për shkak të mungesës së radhës në Johan Cruijff Arena të Harry Kane, në kthimin kundër Ajax. Vetëm se të talentuarit e Ten Hag u bënë të tillë këtë herë vetëm për 45 minuta lojë dhe në fund shfaqën të gjithë limitet e tyre, që nuk janë aspak teknike e kualitative, por … eksperience.

Për Tottenham u duk një lojë e mbyllur finalja: një ëndërr e thyer para kohe, kur në një pjesë loje Ajax bëri padronin dhe shënoi dy herë me De Ligt e Ziyech. Tre gola ishin për tu rikuperuar nga londinezët dhe këtu ngjitet në katedër Lucas Moura. Braziliani cmendi prapavijën e hollandezëve duke shënuar një 1-2 të tmerrshëm në vetëm dy minuta dhe duke i dhënë shpresën Pochettino.

Ajo që ndodhi më pas, në sekondat e fundit, është pjesë e historisë. Por ka sërisht të njëjtin emër: Moura. Braziliani i trishtë i Spurs, që ndodhta as nuk mendohej se do të luante nëse Kane do të ishte në fushë, kthehet në heroin e Londrës dhe merr topin në shtëpi dhe i jep Tottenham një finale ku as vetëm Pochettino nuk besonte, duke parë si shkuan gjërat. Tani llogaritë bëhen në Madrid: Liverpool e Tottenham do të përballen në euroderbin britanik, ku zemra mund të mos jetë mjaftueshëm. Klopp do të ketë në qeshor edhe Salah e Firmino, ndërsa Pochettino po mendon strategjinë për të frenuar treshen e frikshme të Reds.



Lini një Përgjigje

Adresa juaj email s’do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme janë shënuar me një *